BALLKANI

Prishtinë, Ambasada e Turqisë ceremoni përkujtimore për 15 Korrikun

Në fillim të ceremonisë e cila u organizua në rezidencën e Ambasadës së Turqisë në Prishtinë, para të pranishmëve u shfaq një video e përgatitur nga AA që tregon ngjarjet e ndodhura gjatë tentativës për grusht shteti

Figen Shaban  | 14.07.2018 - Përdıtësım : 15.07.2018
Prishtinë, Ambasada e Turqisë ceremoni përkujtimore për 15 Korrikun

Prishtinë

PRISHTINË (AA) – Ambasada e Republikës së Turqisë në Prishtinë organizoi ceremoni përkujtimore për "15 Korrikun- Ditën e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar", ditë që shënon përvjetorin e dytë të tentativës për grusht shteti të realizuar nga organizata terroriste FETO më 15 korrik 2016 në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Në fillim të ceremonisë e cila u organizua në rezidencën e Ambasadës së Turqisë në Prishtinë, para të pranishmëve u shfaq një video e përgatitur nga AA që tregon ngjarjet e ndodhura gjatë tentativës për grusht shteti në natën e 15 korrikut. Të pranishmit kishin rastin të shikonin edhe një tjetër video të përgatitur nga AA që tregon fytyrën e vërtet të organizatës FETO dhe drejtuesit të saj, Fethullah Gulen.

Ambasadorja e Republikës së Turqisë në Kosovë, Kıvılcım Kılıç, në fjalën e saj gjatë ceremonisë kujtoi të gjithë dëshmorët dhe veteranët e 15 korrikut, të cilët siç u shpreh ajo luftuan për demokracinë dhe për popullin turk në atë natë të paharruar.

Kılıç theksoi se në këtë ditë po kujtojnë edhe faqen e tradhtisë të organizatës terroriste FETO, pjesëtarët e të cilës në mënyrë, të errët dhe dinake kishin bërë fole ushtrinë, gjyqësorin dhe institucionet shtetërore dhe tentuan ta realizojnë grusht shtetin dy vite më parë. Ajo tha se falë popullit turk nuk kishte sukses ky tentim i organizatës terroriste e tradhtare FETO, duke theksuar se nuk i kanë harruar dhe nuk do të lejojnë që të harrohen përjetimet e natës së 15 korrikut.

"Karshi kemi një organizatë e cila dëshiron pushtet dhe dominimin në aspekte globale. Për këtë arsye FETO nuk është kërcënim vetëm për Turqinë, por për të gjitha vendet ku ndodhet dhe fatkeqësisht FETO ende ekziston në 170 shtete të botës me shkollat, organizatat e shoqërisë civile dhe medias, dhe me bizneset e saj. Ne jemi duke i bërë vërejtjet tona miqësore dhe do të vazhdojmë t'i bëjmë që një shtet mik siç është Kosova, me të cilën i ndajmë vlera e njëjta universale, të mos jetë subjekt i një tradhtie siç ju kemi nënshtruar ne", tha Kılıç.

Në ceremoni të pranishëm ishin edhe ish-presidentët e Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe Atifete Jahjaga, ministri i Administratës Publike i Republikës së Kosovës, Mahir Yağcılar, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, kryetari i Komunës së Mamushës, Abhulhadi Krasnic, deputetët e Partisë Demokratike Turke të Kosovës, Fikrim Damka dhe Mufera Sinik, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, komandanti i KFOR-it Turk në Kosovë, koloneli Cem Sinan Barım, koordinatori i TIKA-s në Kosovë, Hasan Burak Ceran, diplomatë, përfaqësues nga institucionet turke në Kosovë, nga institucionet kosovare dhe të mediave në Kosovë.

Në rezidencë po ashtu u shfaq edhe ekspozita me fotografitë e 15 korrikut të realizuar nga AA.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın