BALLKANI

Kryetari i Gjykatës Kushtetues të Turqisë, Zühtü Arslan, për vizitë në Maqedoni

Arslan në kuadër të vizitës u takua edhe me presidentin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov dhe homologun e tij maqedonas, Nikola Ivanovski

Dzihat Aliju  | 10.09.2018 - Përdıtësım : 11.09.2018
Kryetari i Gjykatës Kushtetues të Turqisë, Zühtü Arslan, për vizitë në Maqedoni Foto: Vedat Abdul / AA

Shkup

SHKUP (AA) - Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Turqisë, Zühtü Arslan, në kuadër të takimeve të tij në Maqedoni, u adresua me një fjalim në konferencën e organizuar nga Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik (IBU) të titulluar "Drejtësia Kushtetuese në Turqi, dje, sot dhe nesër", raporton Anadolu Agency (AA).

Delegacioni i Gjykatës Kushtetuese të Turqisë zhvilloi një vizitë në IBU. Arslan, i cili kryeson delegacionin turk, bëri të ditur se në Shkup qëndron për vizitë me ftesë të Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë dhe theksoi se se kanë zhvilluar takimet shumë të frytshme.

"Kemi një bashkëpunim shumë të thellë me Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë. Kemi gjithashtu edhe bashkëpunim bilateral. Vazhdojnë takimet një kohë të gjatë. Bëhet fjalë për shpërndarje të përvojës dhe informacionit. Shpresoj që kjo vizitë të zhvillojë edhe më shumë këtë marrëdhënie të thellë", tha Arslan, para konferencë

Ndërsa ambasadorja e Turqisë, Tülin Erkal Kara, duke iu referuar konferencës së IBU-t, shprehu pritje që studentët të përfitojnë nga informacionet që do të shpërndahen gjatë konferencës.

Gjithashtu edhe anëtari i Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë, Salih Murat, tha se janë duke përfituar nga përvojat e gjera të Gjykatës Kushtetuese të Turqisë mike dhe vëllazërore.

Në hapjen e konferencës mbajtën fjalim edhe kryetari i bordit administrativ të Universitetit, Ajdovan Ademoski dhe rektori i këtij universiteti, Prof. Dr. Ismail Kocayusufoğlu.

Në ligjeratën e tij gjatë konferencës, Arslan duke u përqëndruar në informacionet e përgjithshme të Gjykatës Kushtetuese të Turqisë, foli edhe për tentativën për grusht shteti të kryer nga Organizata terroriste FETO më 15 korrik 2016. Ai tha se populli turk i ka rezistuar këtij sulmi terrorist.

Më tej, ai bëri të ditur se gjykata kushtetuese në vend për herë të parë ka dalur me deklaratë publike dhe se ka theksuar në mënyrë të qartë se janë në anën e popullit dhe se janë kundër çdo tentative anti-demokratike.

Arslan në kuadër të vizitës u takua edhe me presidentin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov dhe homologun e tij maqedonas, Nikola Ivanovski.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın