BALLKANI

Kroaci, muslimanët falën Kurban Bajramin në dy xhamitë më të mëdha

Zëvendës-myftiu i Zagrebit, Mevlud ef. Arslani, mbajti hutben e Bajramit në Qendrën islamike në Rijekë, të cilën Radio Televizioni i Kroacisë (HRT) e transmetoi drejtpërdrejt

Stipe Majic  | 21.08.2018 - Përdıtësım : 22.08.2018
Kroaci, muslimanët falën Kurban Bajramin në dy xhamitë më të mëdha ( Stipe Majic - Anadolu Agency )

Zagreb

ZAGREB (AA) – Një numër i madh besimtarësh muslimanë, falën sot namazin e Kurban Bajramit në dy xhamitë më të mëdha në Kroaci, në Zagreb dhe Rijekë, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëvendës-myftiu i Zagrebit, Mevlud ef. Arslani, mbajti hutben e Bajramit në Qendrën Islamike në Rijekë, të cilën Radio Televizioni i Kroacisë (HRT) e transmetoi drejtpërdrejt.

Në xhaminë e Zagrebit, namazi i sabahut u fal në ora 5:30, dhe një orë më vonë edhe namazi i Bajramit. Në hutben e saj, të cilën e lexoi imami i xhamisë së Zagrebit, Aziz ef. Alili, theksi u vendos tek lufta në Jemen, për të cilën tha se tashmë për 1.200 ditë po zhvillohet një nga luftërat më brutale ndonjëherë.

"Këtë e konfirmojnë të dhënat se lufta ka prekur 10 milionë njerëz, janë vrarë gra dhe fëmijë, ndërsa mbi tre milionë njerëz kanë dalë nga vendi", tha Alili.

Ai vuri në dukje nevojën për të bashkëndjerë me tragjeditë e muslimanëve të Sirisë, Palestinës, Irakut, Afganistanit dhe Mianmarit, por veçanërisht me ata të Jemenit, për çka bëri thirrje për unitet dhe bashkim të muslimanëve.

Tashmë në mënyrë tradicionale, para xhamisë erdhi kryebashkiaku i Zagrebit, Milan Bandiq, i cili uroi besimtarët në Kurban Bajram.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın