BALLKANI

Kosovë, Bahtiri i dorëzon Veselit peticionin për bashkimin e Mitrovicës

Bahtiri tha se Mitrovica është ndarë padrejtësisht pa i pyetur qytetarët e saj, duke shtuar se 15 mijë banorë shqiptarë të shpërngulur nga pjesa e veriut ende jetojnë në mëshirën e padrejtësisë

Zülfiya Yakup  | 16.01.2019 - Përdıtësım : 16.01.2019
Kosovë, Bahtiri i dorëzon Veselit peticionin për bashkimin e Mitrovicës ( Erkin Keçi - Anadolu Agency )

Prishtinë

PRISHTINË (AA) - Kryetari i komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, i dorëzoi sot kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli, një peticion për bashkimin e qytetit të ndarë të Mitrovicës të nënshkruar nga mbi 16.000 qytetarë, raporton Anadolu Agency (AA).

Bahtiri tha se Mitrovica është ndarë padrejtësisht pa i pyetur qytetarët e saj, duke shtuar se 15 mijë banorë shqiptarë të shpërngulur nga pjesa e veriut ende jetojnë në mëshirën e padrejtësisë dhe jetojnë në pjesën e jugut si refugjatë në qytetarin e tyre. 

Tani qyteti i Mitrovicës së Veriut është duke u udhëhequr nga strukturat paralele. 

"Kemi qenë të detyruar ta bëjmë këtë, nuk e kemi bërë nga argëtimi, por nga nevoja, që me këtë peticion t'i drejtohemi Kuvendit të Republikës së Kosovës në emër të qytetarëve, në emër të viktimave që ka pasur atje, në emër të njerëzve që nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre, por edhe në emër të serbëve që duan të shkojnë përpara dhe që nuk janë të kënaqur me këtë, pasi peticioni është nënshkruar edhe nga serbët. Ju kërkoj si një vëlla vëllait që ta dërgoni këtë në institucionin tuaj nga i cili presim një vendim të shpejtë që qyteti të ketë një status dhe një kryetar për të gjithë qytetarët pavarësisht dallimeve kombëtare", tha Bahtiri. 

Kryeparlamentari Veseli tha se do të trajtojë peticionin në mënyrë serioze, dhe se i njëjti do të shkojë në Komision përkatës parlamentar për proces të verifikimit. 

Ai tha se nuk është i befasuar meqë mitrovicasit jetojnë me shumë peripeci, dhe shumë të shpërngulur akoma kanë shtëpi të parindëtuara, ku të drejtat i kërkojnë nga institucionet. 

“Mesazhi im për bashkëqytetarët serbë është se ky nuk është një provokim, nuk do të ketë eskalim të situatës. Mitrovica është qytet i mitrovicasve. Një komunë dinjitoze në të cilën shqiptarët dhe serbët do të jetojnë me perspektivë të zhvillimit ekonomik”, tha Veseli. 

Mitrovica, që nga përfundimi i luftës në Kosovë në vitin 1999 është ndarë në pjesën jugore me shumicë shqiptare dhe pjesën veriore me shumicë serbe, ndërsa procesi i decentralizimit të pushtetit në Kosovë, në bazë të pakos së Ahtisaarit të vitit 2007 Mitrovicën e ndan në dy komuna. 


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.