BALLKANI

Hoxha: Qeveria ende nuk e di sa do të kushtojë zbatimi i Ligjit për gjuhët

Ai theksoi se çdo institucion duhet të bëjë analizë të kapaciteteve të tyre, dhe varësisht analizave që do t’i bëjë t’i ndërmarrë hapat për përmirësimin e kapaciteteve lidhur me implementimin e ligjit

Husameddin Gina  | 16.01.2019 - Përdıtësım : 17.01.2019
Hoxha: Qeveria ende nuk e di sa do të kushtojë zbatimi i Ligjit për gjuhët ( Husameddin Gina - Anadolu Agency )

Shkup
SHKUP (АА) – “Për momentin nuk kam shifër të saktë sa do të kushtojë zbatimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve në praktikë, por në buxhetin e vitit të kaluar kanë qenë të siguruara 100 milionë denarë”, deklaroi sot në konferencën për shtyp zëdhënësi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Muhamet Hoxha, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi qeveritar Hoxha, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse Maqedonia është e gatshme tërësisht ta implementojë Ligjin për përdorimin e gjuhëve, theksoi se çdo institucion duhet të bëjë analizë të kapaciteteve të tyre, dhe varësisht analizave që do t’i bëjë t’i ndërmarrë hapat për përmirësimin e kapaciteteve lidhur me zbatimin e ligjit.

Ai po ashtu përmendi se me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, parashihet edhe formimi i inspektoratit i cili do të monitorojë implementimin e ligjit.

Sipas Hoxhës, ende nuk ka shifër të saktë rreth asaj se sa do t’i kushtojë Maqedonisë zbatimi i ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Për atë nëse komunat dhe institucionet që nuk e kanë asnjë të punësuar shqiptar do të jenë të obliguar për të zbatuar ligjin, Hoxha tha se ligji vlen për të gjithë.

“Ligji vlen për të gjithë. Në këtë rast vlen edhe për të gjitha institucionet që ekzistojnë. Këto institucione që nuk e praktikojnë gjuhën, sipas Ligjit për gjuhët që është në fuqi parashihen edhe gjoba në raport me moszbatimin e ligjit”, tha zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Muhamet Hoxha.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın