BALLKANI

Haradinaj: Kosova është shtet mikpritës

Duke aluduar në vizitën e presidentit serb Vuçiç në Kosovë, kryeministri Haradinaj shkroi se “Kosova është shtet mikpritës që beson në lirinë e shprehjes dhe vlerat demokratike"

Zülfiya Yakup  | 08.09.2018 - Përdıtësım : 08.09.2018
Haradinaj: Kosova është shtet mikpritës

Prishtinë

PRISHTINË (AA) – Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se Kosova është një shtet mikpritës, porse Kosova dhe populli i saj respekton edhe shtetin ligjor në tërësinë territoriale të tij, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke aluduar në vizitën e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç në Kosovë kryeministri Haradinaj në rrjetet sociale shkroi se “Kosova është shtet mikpritës që beson në lirinë e shprehjes dhe vlerat demokratike”.

“Por në anën tjetër, Kosova dhe populli i saj respekton edhe shtetin ligjor në tërësinë territoriale të tij, dhe nderon institucionet e saj. Këto janë parime të palëkundura që Kosova gjithmonë do t’i nderojë, respektojë, e mbrojë. Si Kryeministër i vendit, ju siguroj që do të mposhtet çdo përpjekje për të kërcënuar këto parime fundamentale për të cilat populli ynë sakrifikoi shumë”, shkroi Haradinaj. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın