BALLKANI

Brnabiç: Shpresoj se çështja e taksës së shpejti do të zgjidhet

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç "sinqerisht shpreson" se taksa do të hiqet, jo vetëm për ekonominë por edhe për vazhdimin e dialogut në mes Prishtinës dhe Beogradin

Bojana Stojanovic  | 13.02.2019 - Përdıtësım : 13.02.2019
Brnabiç: Shpresoj se çështja e taksës së shpejti do të zgjidhet

Beograd

BEOGRAD (AA) - Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç sot shprehu shpresën se paralajmërimet e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj për mundësinë e pezullimit të taksës ndaj mallrave serbe ta zbatojë sa më parë, por njëkohësisht vlerësoi se Haradinaj ka dëshmuar se në asnjë moment nuk mund t'i besohet, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas saj, heqja e taksës është e domosdoshme sa më parë për ekonominë, por edhe për vazhdimin e dialogut me Prishtinën.

"Shpresoj se çështja e taksës do të zgjidhet shpejtë, por Haradinaj me asnjë gjest deri më tani nuk ka dhënë shkas që të besojmë se do të përmbushë atë që premton. Shpresoj sinqerisht se taksat do të hiqen, jo vetëm për shkak të ekonomisë, por edhe për vazhdimin e dialogut në mes të Prishtinës dhe Beogradit", ka thënë Brnabiç para gazetarëve.

Ajo falënderoi të gjithë partnerët e Serbisë të cilët deri më tani kanë folur pa hamendje se hapi i Prishtinës lidhur me vendosjen e taksës paraqet shkelje të të gjiha marrëveshjeve dhe është në kundërshtim me vlerat e bashkëpunimit në shekullin 21 si dhe stabilitetit rajonal.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.