BALLKANI

Betohen ministrat e rinj në Shqipëri, fillojnë zyrtarisht detyrën

Pasi Kuvendi i Shqipërisë dje në një seancë të jashtëzakonshme miratoi dekretet e presidentit të vendit, Ilir Meta, për ndryshimet në kabinetin qeveritar, sot ministrat e rinj gjatë një ceremonie u betuan para presidentit Meta

Fatjon Cuka  | 17.01.2019 - Përdıtësım : 18.01.2019
Betohen ministrat e rinj në Shqipëri, fillojnë zyrtarisht detyrën ( Olsi Shehu - Anadolu Agency )

Tiranë

TIRANË (AA) - Ministrat e rinj të kabinetit qeveritar të Shqipërisë janë betuar në Presidencën e Shqipërisë, duke filluar zyrtarisht detyrën, raporton Anadolu Agency (AA).

Pasi Kuvendi i Shqipërisë dje në një seancë të jashtëzakonshme miratoi dekretet e presidentit të vendit, Ilir Meta, për ndryshimet në kabinetin qeveritar, sot ministrat e rinj gjatë një ceremonie u betuan para presidentit Meta, se “do të respektojnë kushtetutën e vendit dhe kryejnë me përgjegjësi detyrën.”

Sipas ndryshimeve të reja, Erion Braçe është emëruar në postin e zëvendëskryeministrit të Shqipërisë, Besa Shahini ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit, ndërsa Anila Denaj ministre e Financave dhe Ekonomisë.

Elva Margariti është emëruar ministre e Kulturës, Belinda Balluku në postin e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Eduard Shalsi ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe në postin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural është emëruar Bledi Çuçi. Gjithashtu është emëruar një ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin, e cila do të jetë Elisa Spiropali.

Kujtojmë se presidenti Meta refuzoi për të dekretuar propozimin për emërimin e Gent Cakaj, ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë duke renditur disa arsye, ndërsa pas këtij refuzimi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se do të drejtojë Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Për fillimin zyrtarisht të detyrës së kreut të diplomacisë, duhet dekretuar shkarkimi i ministrit aktual në detyrë Ditmir Bushati dhe më pas dekretimi nga Meta në këtë post i kryeministrit Rama, dekrete që duhet të miratohen edhe nga Kuvendi i Shqipërisë.

Kujtojmë se ndryshimet në kabinetin qeveritar të Shqipërisë u propozuan nga kryeministri Edi Rama, gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste të Shqipërisë, më 28 dhjetor të vitit të kaluar.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın