Yunus Türk
15 Dhjetor 2022•Përditësim: 16 Dhjetor 2022
Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik (IBU) u bë universiteti që rriti më së shumti renditjen e suksesit në mesin e universiteteve në Maqedoninë e Veriut, sipas renditjes së "Webometrics", të krijuar në bazë të studimeve të kryera nga universitetet në vitin paraprak akademik, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas njoftimit nga universiteti, IBU në kuadër të të dhënave të publikuara nga "Webometrics" çdo vit, pavarësisht pandemisë dhe kushteve të krijuara, e rriti suksesin e tij duke u ngritur për 986 vende në renditjen e vitit 2022.
IBU, i regjistruar si universiteti më i mirë privat në Maqedoninë e Veriut në vitet e kaluara, sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë u bë universiteti më i preferuar privat në vend ndërsa e vazhdoi këtë sukses edhe në vitin 2022.
Universiteti i cili çdo vit akademik bën hapa të reja në krahasim me atë paraprak, nga viti i kaluar filloi të pranojë studentë në Fakultetin e Stomatologjisë dhe Shkollës së Infermierisë.
IBU ndërmori hapa për t'iu përshtatur ndryshimit dhe zhvillimit të shpejtë në arsim duke investuar në të dy fakultetet e sapo hapura. Në këtë drejtim, universiteti në kuadër të "Projektit të Klasave të Mençura", investoi tek të gjitha amfiteatrot, laboratorët e IT-së, punëtoritë e artit, me dërrasa inteligjente si dhe sistemet e kamerave dhe zërit që mbështesin arsimin hibrid.
I themeluar nën udhëheqjen e presidentit të Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan në vitin 2006, IBU brenda këtij viti do të fillojë ngritjen e një biblioteke të parë digjitale në rajon si dhe projektin e një konvikti më të madh në rajon i cili do të vendoset në një kompleks të madh. Krahas këtyre, këtë vit do të fillojë të pranojë studentë edhe Departamenti i "inteligjencës artificiale", i cili do t'i shërbejë fuqisë punëtore të kualifikuar.
- Erdem: Investimet e bëra në kohë do të japin rezultate edhe më të mira
Rektori i IBU-s, Mehmet Dursun Erdem tha se do të fillojnë të pranojnë studentë duke hapur një departament të tillë, në mënyrë që të plotësohen nevojat e botës konkurruese të formësuar në kuadër të inteligjencës artificiale dhe të plotësohen nevojat e rajonit në këtë drejtim.
Ai theksoi se interesi për universitetin çdo vit është duke u rritur ndërsa ata në këmbim të këtij interesimi vazhdojnë me investim dhe inovime.
Sipas tij, investimet e bëra në kohë, ashtu siç tregon rritja e tyre në renditjet e institucioneve ndërkombëtare, do të japin rezultate edhe më të mira. "Së bashku do të shohim se Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik është ngjitur shumë më lart", tha ai.
"IBU vazhdon 'të nderojë' Türkiye-n në Ballkan", tha Erdem duke shtuar se universiteti përveç se është bërë markë në arsim cilësor, del në pah edhe në aktivitetet e hulumtimit dhe zhvillimit. "Universiteti përmendet shpeshherë në Türkiye dhe rajon me stafin e ri dhe të kualifikuar akademik si dhe me botimet", u shpreh Erdem.
"Krahas gjithë këtyre, ne do të vazhdojmë të zbardhim fytyrat e të gjithë miqve tanë që na ndjekin me investimet e bëra në infrastrukturë, me faktin që universiteti ynë është bërë qendra e botimeve akademike në Ballkan si dhe fakultete dhe programe të reja që hapen çdo vit", shtoi ai.