arsim

Universiteti i Trakya-s do të prezantohet në panairin virtual "Study in Turkey 2021" edhe në gjuhën shqipe

Universiteti Trakya në këtë panair do të prezantohet në gjashtë gjuhë në mesin e të cilëve janë gjuha shqipe, por edhe turqisht, anglisht, serbisht, bullgarisht dhe rusisht

Gökhan Balcı   | 26.07.2021
Universiteti i Trakya-s do të prezantohet në panairin virtual "Study in Turkey 2021" edhe në gjuhën shqipe

Edirne

Universiteti i Trakya-s në qytetin Edirne të Turqisë, do të prezantohet në gjashtë gjuhë gjatë panairit virtual "Study in Turkey 2021", i cili organizohet për të dytën herë nga Këshilli i Arsimit të Lartë i Turqisë (YÖK), përfshirë edhe gjuhën shqipe, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e bërë nga universiteti thuhet se në panairin virtual që do të organizohet mes 27-29 korrik, mbi 200 universitete në Turqi do t'u prezantohen kandidatëve të studentëve ndërkombëtar.

Universiteti Trakya në këtë panair do të prezantohet në gjashtë gjuhë në mesin e të cilëve janë gjuha shqipe, por edhe turqisht, anglisht, serbisht, bullgarisht dhe rusisht.

Studentët do të mund të marrin informacione të hollësishme rreth fakulteteve dhe shkollave të larta që duan të zgjedhin me prezantime interaktive që do të mbahen gjatë panairit.

Universiteti Trakya është shtëpi e 5 mijë studentëve ndërkombëtarë prej gjithsej 64 vende të ndryshme, prej të cilëve 4 mijë janë nga shtetet e Ballkanit.

Më tej, universiteti synon që numrin e studentëve ndërkombëtarë të rrisë në 10 mijë në vitin 2023.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın