arsim, Kulturë, BALLKANI

Shqipëri, Instituti “Yunus Emre” organizon Shkollën Verore të Turqishtes

Pjesë e Shkollës Verore të Turqishtes janë fëmijë të moshave të ndryshme të cilët e shikojnë këtë shkollë si një mundësi për formimin e tyre, por edhe për angazhimin në aktivitete të ndryshme sportive dhe kulturore

Fatjon Cuka   | 04.07.2021
Shqipëri, Instituti “Yunus Emre” organizon Shkollën Verore të Turqishtes Foto: Olsi Shehu / AA

Tiranë

Shkolla Verore e Turqishtes për fëmijët e moshave 9-15 vjeç e cila ka filluar prej disa ditësh dhe që organizohet nga Instituti “Yunus Emre” Tiranë, përveç mësimit të turqishtes përfshin edhe aktivitete të ndryshme në sport, pikturë dhe ebru.

Shqipëri, Instituti “Yunus Emre” organizon Shkollën Verore të Turqishtes

Shkolla Verore e Turqishtes për fëmijët e moshave 9-15 vjeç e cila ka filluar prej disa ditësh dhe që organizohet nga Instituti “Yunus Emre” Tiranë, përveç mësimit të turqishtes përfshin edhe aktivitete të ndryshme në sport, pikturë dhe ebru. Shkolla ka filluar më 28 qershor dhe do të përfundojë më 9 korrik, ndërkohë pjesë e saj janë fëmijë të moshave të ndryshme të cilët e shikojnë këtë shkollë si një mundësi për formimin e tyre, por edhe për angazhimin në aktivitete të ndryshme sportive dhe kulturore. ( Olsi Shehu - Anadolu Agency )

Shkolla ka filluar më 28 qershor dhe do të përfundojë më 9 korrik, ndërkohë pjesë e saj janë fëmijë të moshave të ndryshme të cilët e shikojnë këtë shkollë si një mundësi për formimin e tyre, por edhe për angazhimin në aktivitete të ndryshme sportive dhe kulturore.

Lediola Kuka, përgjegjëse e Shkollës Verore të Turqishtes për Anadolu Agency (AA) tregon rreth programit të shkollës, aktiviteteve të ndryshme që organizohen dhe interesit që kanë nxënësit.

Ajo shprehet se pas lehtësimit të masave ndaj pandemisë COVID-19 vendosën të organizojmë një shkollë verore për fëmijët, dhe sipas saj kërkesat kanë qenë të shumta.

Kuka thekson se në fillim nxënësit dy orët e para i kanë mësim të turqishtes dhe deri tani janë realizuar edhe aktivitete për shigjetarinë dhe kursi i pikturës.

"Instituti ‘Yunus Emre’ Tiranë për herë të parë këtë vit organizon Shkollën Verore të Turqishtes me fëmijët nga mosha 9-15 vjeç. Kryesisht synon që fëmijët të mësojnë pak turqisht, por jo vetëm, por edhe të argëtohen me lojëra të ndryshme të cilat ne i kemi organizuar", tha Kuka.

Ajo u shpreh se deri tani në kuadër të programit të shkollës kanë zhvilluar kursin e pikturës dhe lojëra të ndryshme në ambiente të hapura.

"Është një shkollë verore e cila zgjat prej dy javësh. Javën që vjen do të kemi vizita në institucionet e rëndësishme turke siç janë ambasada, TIKA (Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim) dhe Fondacionin Turk Maarif", tregon Kuka.

Ajni Kaçeli, është një nga nxënësit e Shkollës Verore të Turqishtes, i cili për AA tregon se e ka zgjedhur këtë shkollë për të kryer sa më shumë aktivitete dhe gjithashtu për të përmirësuar turqishten.

"Unë dua që të studioj në Turqi dhe kjo ishte një gjë që më shtyu më shumë në këtë shkollë. Në këtë shkollë nuk mësojmë vetëm turqisht, por kemi shumë aktivitete të ndryshme si argëtohemi në piknikë, ose harkëtari dhe lojëra të ndryshme", thekson ai.

Kaçeli thekson se shkolla verore që po ndjek e ndihmon shumë në formimin e tij, sidomos me mësimin e turqishtes. "Gjithashtu do të më ndihmojë mua që të marr sa më shumë informacione ose që të marr një shkollim më të mirë", shprehet Ajni.

Sea Lamllari, është një tjetër pjesëmarrëse në këtë shkollë, e cila thekson ndër të tjera se në të ardhmen dëshiron të studiojë në Turqi.

"Dëshira më lindi (për të ndjekur shkollën) sepse dëshiroj të studioj në Turqi për mjekësi. Erdha në shkollën verore për të mësuar turqisht dhe për të bërë aktivitete të ndryshme. Bëjmë piknik, piktura, shigjetari. Kemi shumë aktivitete të ndryshme që bëjmë në shkollën verore. Është shkollë shumë e mirë sepse na ndihmon për shumë gjëra, edhe për mësim edhe për aktivitete", tregon ajo.

Instituti “Yunus Emre” Tiranë përveç kurseve të gjuhës turke që vazhdojnë aktualisht po organizon Shkollën Verore të Turqishtes në bashkëpunim me Bankën Kombëtare Tregtare (BKT).

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.