arsim

Shkup, fillon samiti ndërkombëtar për përvojën multikulturore në arsim

Në samitin i cili mbështet edhe nga Agjencia Turke për Zhvillim dhe Koordinim (TIKA) dhe Instituti Yunus Emre në Shkup marrin pjesë 300 mësimdhënës nga 15 vende të ndryshme të botës. Gjatë këtij evenimenti ata do të kenë mundësi të ndajnë përvojat dhe të shpalosin idetë e tyre

Cuneyt Davut   | 15.07.2016
Shkup, fillon samiti ndërkombëtar për përvojën multikulturore në arsim ( Ilin Nikolovski - Anadolu Agency )

Shkup

SHKUP (AA) – Ka nisur në Shkup Samiti Ndërkombëtar i dytë i Mësimdhënësve Lider, ku tema e këtij viti është ''Arsimi ndërkulturor dhe përvoja multikulturore në arsim'', raporton Anadolu Agency (AA).

Samiti mbështetet nga Drejtoria e Trajnimit të Mësimdhënësve pranë Ministrisë së Arsimit të Turqisë, Shoqata e Mësidhënësve Lider në Turqi, Universiteti Civilizim i Stambollit dhe Shoqata Aktiviti në Shkup. 

Në samitin i cili mbështet edhe nga Agjencia Turke për Zhvillim dhe Koordinim (TIKA) dhe Instituti Yunus Emre në Shkup marrin pjesë 300 mësimdhënës nga 15 vende të ndryshme të botës. Gjatë këtij evenimenti ata do të kenë mundësi të ndajnë përvojat dhe të shpalosin idetë e tyre.

Ndërkohë në një deklaratë për gazetarin e AA kryetari i Shoqatës së Mësimdhënësve Lider Gökha Erenoğlu tha se synimi kryesor i këtij samiti është mbledhja e përvojave të të gjithë mësimdhënësve dhe ndarja e lançimi i tyre me botën.

''Ajo që duam të arrijmë përmes kësaj nisme të cilën e kemi nisur bashkë me mësimdhënësit nga Turqia dhe vendet përreth, është ndërgjegjësimi i mësuesve për marrjen e iniciativave më të mëdha në përhapjen e qetësisë dhe paqes si dhe të tregojmë që kjo sipërmarrje nga vetë ato është më e rëndësishme në të gjithë shoqërinë'', ka thënë Erenoğlu ndër të tjera në fjalën e tij.

Ndërsa Rektori i Universitetit Civilizimi i Stambollit, Prof. Dr. Ihsan Karaman në fjalën e tij tha se temat që do të diskutohen në këtë samit janë mbi ''Arsimin ndërkulturor dhe përvoja multikulturore në arsim''.

Arsimi multikulturor është një gjë shumë e rëndësishme në botën e sotme ku migrimi është një nga problemet më aktuale, ka thënë Karaman. Ai ka shtuar se arsimi i nxënësve që vijnë nga kultura të ndryshme, problemet që hasin në këtë arsim dhe sfidat në këtë drejtim janë disa nga temat që do të mundohen ti gjejnë zgjidhje në këtë samit.

Samiti pritet të zgjasë 3 ditë dhe në përfundim të tij do të publikohet një deklaratë, pjesë e së cilës do të jenë temat e diskutuara gjatë samitit dhe zgjidhjet e ofruara.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın