arsim

"Me arsim të mirë mund ta përmirësojmë cilësinë e jetesës së fëmijëve me autizëm"

"Pothuajse 50 për qind e personave me autizëm falë edukimit përkatës mund ta vazhdojnë jetën e tyre sikur personat tjerë", tha Prof.dr Binjamin Birkan, nga Universiteti Biruni në Stamboll

Husamedin Gina  | 17.04.2019 - Përdıtësım : 18.04.2019
"Me arsim të mirë mund ta përmirësojmë cilësinë e jetesës së fëmijëve me autizëm" Foto: Husamedin Gina/AA

Shkup

Agjencia turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) në bashkëpunim me Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik dhe Shtëpinë e Shëndetit – Shkup, sot mbajtën modulin e tretë prej gjithsej katër moduleve në seminaret për defektologji, raporton Anadolu Agency (AA).

Prof.dr Binjamin Birkan, nga Universiteti Biruni në Stamboll dhe koordinator arsimor në fondacionin SOBE, tha se ky është një takim i shpërndarjes së njohurive dhe përvojave tona me ekspertët, ose me ata që fillojnë karrierën në sferën e defektologjisë në Maqedoninë e Veriut.

“Në këtë moment nuk ekziston trajtim mjekësor për autizëm, por mund ta përmirësojmë cilësinë e jetës së fëmijëve me autizëm me arsim të mirë dhe metoda të bazuara në shkencore. Pothuajse 50 për qind e personave me autizëm falë edukimit përkatës mund ta vazhdojnë jetën e tyre sikur personat tjerë”, theksoi Birkan.

Profesor Birkan, i cili ka dhënë shumë kontribut në përgatitjen e mbarë këtij procesi në Maqedoninë e Veriut, theksoi se "Ne si Turqi dëshirojmë t’i ndajmë njohuritë tona, teknikat moderne të edukimit në këtë sferë dhe të solidarizohemi në drejitm të përmirësimit të jetës së personave me autizëm".

Themeluesi dhe kryetari i Këshillit drejtues të Fondacionit për autizëm Anadolli në Turqi, Nuvit Ujar, rikujtoi se me ndihmë të TIKA-s, në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut organizohet seminar për defektologji, për edukim të personave që punojnë në këtë sferë.

“Ne, si trajnues profesionistë të fondacionit tonë momentalisht gjendemi në fazën e fundit të seminarit për autizëm, andaj jemi shumë të lumtur. Shpresojmë se ky bashkëpunim do të vazhdojë. Jemi shumë krenarë që këtu në Maqedoninë vëllazërore do të vazhdojmë me shoqërinë civile dhe me shtetin”, tha Ujar.

Në modulin e tretë të sminareve për defektologji, mori pjesë koordinatori i TIKA-Shkup, Aytekin Ayden, kryetari i Asociacionit të organizatave joqeveritare turke në Maqedoninë e Veriut (MATUSITEB), Husrev Emin, ish-kryetari i MATUSITEB, Tahsin Ibrahim, shumë defektologë, mësues parashkollorë, psikologë, pedagogë, terapistë, punonjës social, logopedistë, studentë të fushës.

Moduli i fundit do të mbahet në muajin maj, kur do të ndahen edhe diplomat për pjesëmarrësit në seminar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın