arsim, BALLKANI

Kosovë, mbahet programi përmbyllës i Shkollës Rinore Ballkanike

Turqia i jep rëndësi stabilitetit, integritetit territorial dhe zhvillimit të Kosovës, tha ambasadori turk në Prishtinë Sakar, në fjalën e tij gjatë programit

Eren Beksaç   | 26.05.2021
Kosovë, mbahet programi përmbyllës i Shkollës Rinore Ballkanike Foto: Eren Beksaç / AA

Prishtinë

Sot në Prishtinë u mbajt programi përmbyllës i Shkollës Rinore Ballkanike, që u organizua me mbështetjen e Kryesisë së Turqve Jashtë Vendet dhe Komuniteteve Mike (YTB), raporton Anadolu Agency (AA).

Në programin përmbyllës të organizuar nga shoqata IDEA morën pjesë Ambasadori i Turqisë në Prishtinë, Çağrı Sakar, kryetari i shoqatës, Bayram Pomak, si dhe shumë studentë.

Duke folur për Anadolu Agency (AA), kreu i shoqatës, Pomak, shprehu krenarinë e tij për faktin se të rinjtë kosovarë morën trajnime të mira nëpërmjet Shkollës Rinore Ballkanike, e cila është bërë traditë.

Ai tha se studentët morën njohuri në fusha si filozofia, historia, sociologjia dhe psikologjia.

“Më 14 gusht, studentët tanë të Shkollës Rinore Ballkanike do të bëjnë një udhëtim në Turqi, Stamboll, si dhe do të takohen me studentët e Shkollës Rinore Ballkanike të organizuar në vendet e tjera të Ballkanit”, tha Pomak.

Në kuadër të programit, ambasadori Sakar gjithashtu bëri një prezantim mbi politikën e jashtme turke dhe marrëdhëniet midis Turqisë dhe Kosovës.

Sakar shpjegoi ndihmën e Turqisë për Kosovën në fushën politike, ekonomike, sociale dhe kulturore dhe foli për hapat që duhen ndërmarrë për t’i çuar përpara marrëdhëniet.

Siç theksoi ai, Turqia i jep rëndësi stabilitetit, integritetit territorial dhe zhvillimit të Kosovës.

“Kosova është mbështetur nga vendi ynë deri më tani që të marrë vendin e saj të merituar në arenën ndërkombëtare, që të rritet numri i vendeve që e njohin Kosovën, si dhe për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe rajonale”, deklaroi ambasadori turk Sakar.

Ndryshe, rreth 50 studentë që e përfunduan me sukses projektin e shkollës rinore morën certifikata. Studentët do të marrin pjesë në një shëtitje në Turqi në muajin gusht.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın