arsim, Kulturë, BALLKANI

IUS, universiteti më i mirë privat në Bosnjë e Hercegovinë, pret studentë të rinj

"Ky është rezultat i përpjekjeve tona për të përmirësuar veten. Publikimet e profesorëve tanë gjithashtu merren parasysh. IUS është një universitet që po përmirësohet vazhdimisht", tha Yıldırım

Lejla Biogradlija   | 31.07.2021
IUS, universiteti më i mirë privat në Bosnjë e Hercegovinë, pret studentë të rinj Foto: Samır Jordamovıc / AA

Sarajevë

E themeluar në vitin 2004 nga sipërmarrësit turq në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinës, Universiteti Ndërkombëtar i Sarajevës (IUS) për herë të parë këtë vit jep të drejtën për të regjistruar studentë nga Turqia me diplomë, raporton Anadolu Agency (AA).

Rektori i universitetit IUS, Prof. Dr. Ahmet Yıldırım, për AA tha se sipas rezultateve të "Webometrics", IUS është zgjedhur si universiteti më i mirë privat në Bosnjë e Hercegovinë për dy vite me rradhë.

"Ky është rezultat i përpjekjeve tona për të përmirësuar veten. Publikimet e profesorëve tanë gjithashtu merren parasysh. IUS është një universitet që po përmirësohet vazhdimisht", tha Yıldırım.

Duke theksuar se në katër vitet e fundit ata në renditjen botërore janë rritur 5 mijë vende, Yıldırım tha, "Në Renditjet e Universiteteve Botërore (Times Higher Education), IUS është universiteti i vetëm në Ballkan. Këtë vit ne jemi 601 renditje më lartë. Kjo është një renditje shumë e rëndësishme".

Siç njoftoi ai, studentët nga Turqia për herë të parë këtë vit do të mund të aplikojnë me diplomat e tyre.

"IUS gjithashtu është në Katalogun e Preferencave ÖSYM. Vetëm departamentet tona inxhinierike nuk përfshihen në katalog. Studentët tanë mund të vijnë aty duke zgjedhur nga udhëzuesi i preferencave YÖK. Bursat gjithashtu janë në dispozicion për secilin departament të preferuar dhe ne e rekomandojmë këtë", u shpreh ai.

Ai shtoi se IUS u ka ofruar mundësi të dyfishta diplomash studentëve të saj gjatë dy viteve të fundit.

"Ne kemi programe të diplomës së dyfishtë me Universitetin Teknik të Stambollit (ITÜ) dhe Universitetin e Stambollit. Me ITÜ-n ekzistojnë programe të Arkitekturës, Inxhinierisë Mekanikës, Komunikimit Elektronik dhe të Ekonomisë. Ne kemi departamente të Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Biznesit dhe Ekonomisë me Universitetin e Stambollit. Kjo është një shans i madh për studentët tanë. Studentët ndjekin kursin e gjuhës dy vitet e para në IUS, pastaj ata studiojnë për dy vitet e fundit në Stamboll. Katër vjet më vonë, ata marrin si diplomën tonë ashtu edhe të tyre, marrin diplomë të dyfishtë", tha Yıldırım.

Duke theksuar se IUS ka 5 fakultete, 17 programe universitare, 21 programe masteri dhe doktorature, Yıldırım tha se, "Inxhinieri kompjuterike dhe softuerike preferohet më shumë në programet universitare në Bosnjë e Hercegovinë. Nga Turqia preferohen departamentet e arkitekturës dhe psikologjisë. Studentët vijnë edhe në të gjithë departamentet tjera tona".

"Sarajeva, qyteti më i sigurt për të studiuar jashtë vendit"

Më tej, Yıldırım tha se Bosnjë e Hercegovina ndan një histori të përbashkët me Turqinë.

"Studentët nuk kanë asnjë problem këtu. Meqenëse konviktet tona janë të vendosura brenda kampusit, studentët tanë gjithashtu janë të kënaqur në këtë drejtim. Tarifat tona të shkollës tregtohen në lira turke dhe këtë vit nuk ka pasur rritje të tarifave personale të studentëve. Ata nuk kanë shpenzime të mëdha përveç shpenzimeve të tyre", Yıldırım.

Duke theksuar se Sarajeva është qyteti më i sigurt për të studiuar jashtë vendit, Yıldırım tha se IUS pret anëtarët e fakultetit nga 12 vende të ndryshme dhe se arsimi është 100 për qind në gjuhën angleze.

Ai njoftoi se një student që vjen në IUS gjithashtu fiton përvojë në jetën jashtë vendit, udhëtime dhe vetëbesim.

"Studentët mund të vizitojnë seksionin 'Studenti kandidat' në faqen zyrtare të IUS-it dhe të kenë qasje në të gjitha llojet e informacionit", shtoi ai.

Ai tha se IUS është një universitet në rritje të shpejtë me historinë e saj 15-vjeçare.

"Ne kemi plane për të hapur fakultete dhe departamente të reja. Ne u përqendruam në Fakultetin e Shkencave të Shëndetit. Ne mendojmë se duhet të hyjmë në fushën e shëndetësisë. Ka nevojë për një cilësi të caktuar në fushën e shëndetësisë. Ne mendojmë se IUS mund ta sigurojë këtë me universitetet në Turqi", tha Yıldırım.

Duke theksuar se ata gjithashtu aplikojnë programe të nivelit të dyfishtë në programet master me universitetet evropiane, Yıldırım tha se, "Ne kemi programe të diplomës së dyfishtë në Departamentin e Administrimit të Biznesit në Gjermani dhe në fushën e Gjenetikës në Poloni. Ne jemi në bisedime me universitetet në Itali dhe Spanjë".

"Ne jemi një universitet i njohur nga YÖK dhe që kemi ekuivalencë të diplomës"

Yıldırım njoftoi se IUS pret studentë nga 40 vende.

"Universiteti ynë është një universitet i njohur nga YÖK dhe ka ekuivalencë të diplomës. Departamentet tona në Udhëzuesin ÖSYM kanë ekuivalencë të drejtpërdrejtë. Departamentet tona inxhinierike gjithashtu aplikojnë procedurën e ekuivalencës së YÖK. Diplomat tona të dyfishta janë programe me ekuivalencë të drejtpërdrejtë. Programi ynë i diplomës së dyfishtë me Universitetin Marmara është duke pritur miratimin e YÖK", u shpreh ai.

Duke deklaruar se regjistrimi i studentëve nga Bosnjë e Hercegovina ka përfunduar, Yıldırım theksoi se regjistrimet e këtij viti janë dyfishuar në krahasim me vitin e kaluar.

Duke theksuar se IUS është universiteti privat me regjistrime më të larta në Bosnjë e Hercegovinë, Yıldırım tha se, "Unë rekomandoj që studentët tanë të vijnë dhe të shohin kampusin para se të regjistrohen. Ne gjithashtu rekomandojmë që ata të takohen edhe me profesorët tanë".

Ai njoftoi se nuk ka pasur asnjë ndërprerje në asnjë mësim gjatë pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

"Ne bëmë një ndryshim serioz në arsimin online. Ne po planifikojmë trajnime ballë për ballë këtë vit. Ne nuk e dimë se ku do të evolojnë kushtet e pandemisë. Studentët duhet të shikojnë se si reagojnë universitetet në situata të tilla. Në këtë drejtim, unë mendoj se ne jemi universiteti më i mirë në Bosnjë e Hercegovinë dhe Ballkan", tha Yıldırım.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın