Bota, Analizë

SHBA sanksionon sektorin e mbrojtjes iraniane dhe presidentin venezuelian

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, është personi i parë që do të përballet me sanksione të mëtejshme, njoftoi Pompeo, duke theksuar se këto sanksione do të jenë si paralajmërim për të gjitha kombet e tjera kundër tregtisë së armëve me Iranin

Michael Gabriel Hernandez  | 21.09.2020 - Përdıtësım : 22.09.2020
SHBA sanksionon sektorin e mbrojtjes iraniane dhe presidentin venezuelian Foto: AA/Arhiv

Washington

SHBA ka bërë të ditur se po sanksionon një pjesë të gjerë të industrisë së mbrojtjes së Iranit, duke përfshirë ministrinë e saj, në një përpjekje për të parandaluar vendin nga tregtia e armëve para skadimit të afërt të embargos së Kombeve të Bashkuara (OKB), transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke iu drejtuar gazetarëve në Departmentin e Shtetit, sekretari i shtetit, Mike Pompeo, tha se sanksionet shënjestrojnë Ministrinë iraniane të Mbrojtjes dhe Organizatën e Industrive të Mbrojtes, i cili është një konglomerat i kompanive që mbështesin Ministrinë e Mbrojtjes, si dhe drejtorin e saj.

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, është personi i parë që do të përballet me sanksione të mëtejshme, njoftoi Pompeo, duke theksuar se këto sanksione do të jenë si paralajmërim për të gjitha kombet e tjera kundër tregtisë së armëve me Iranin.

"Për pothuajse dy vite, zyrtarë të korruptuar në Teheran kanë punuar me regjimin jolegjitim në Venezuelë për të shmangur embargon e OKB-së të armëve. Veprimet tona sot po paralajmërojnë se duhet të dëgjohen në të gjithë botën. Pa marrë parasysh se kush jeni, nëse shkelni embargon e OKB-së ndaj Iranit rrezikoni sanksione", tha Pompeo.

SHBA në mënyrë të njëanshme njoftoi se do të përforcojë të gjitha sanksionet e OKB-së ndaj Iranin që u hoqën apo u lehtësuan në kuadër të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 që Teherani arriti me fuqitë botërore.

Sipas marrëveshjes, embargoja e armëve e OKB-së për Iranin do të skadojë në tetor pasi SHBA nuk arriti të miratojë një rezolutë të Këshillit të Sigurimit që do ta zgjaste atë më tej.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.