Bota, Analizë

SHBA izolohet gjithnjë e më shumë nën udhëheqjen e Trumpit

Besueshmëria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka rënë në masë të madhe nën udhëheqjen e presidentit Donald Trump, i cili e ka bërë të huaj vendin e tij në arenën ndërkombëtare

Hakan Çopur, Övünç Kutlu  | 17.08.2018 - Përdıtësım : 18.08.2018
SHBA izolohet gjithnjë e më shumë nën udhëheqjen e Trumpit

Washington

HAKAN ÇOPUR / ÖVÜNÇ KUTLU 

WASHINGTON/NEW YORK (AA) - Emri më kontrovers i politikës aktuale botërore, presidenti amerikan Donald Trump, me politikat e jashtme dhe qasjet tregtare që ai ka zbatuar teksa ndodhet ende në vitin e dytë në detyrë, sa vjen e izolon edhe më shumë vendin e tij në arenën ndërkombëtare.

Trump, i cili detyrën e tij në Shtëpinë e Bardhë e ka filluar me sloganin "Ta bëjmë Amerikën të madhe përsëri", në mandatin e parë të presidencës së tij e ka bërë të huaj në mënyrë serioze vendin e tij në sistemin ndërkombëtar.

Trump, i cili e ka bërë SHBA-në "një vend që as me aletatët e saj nuk mund të dakordohet", vend për të cilin diskutohet nëse ka kryer apo ajo rolin e liderit në sistemin ndërkombëtar pas Luftës së Ftohtë, po trondit marrëdhëniet dypalëshe të vendit një nga një, si "elefanti që hyn në dyqan qelqurinash".

Nuk njeh institucionet dhe marrëveshjet ndërkombëtare

Pasi ka tërhequr në mënyrë të njëanshme Shtetet e Bashkuara nga Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut (NAFTA), Traktati i Klimës i Parisit, Marrëveshja e Partneritetit Transatlantik të Tregtisë dhe Investimeve (TTIP) dhe më së fundmi nga marrëveshja bërthamore me Iranin, Trump ka tërhequr shumë kritika në opinionin publik botëror me profilin e tij "si një lider që nuk njeh institucionet dhe marrëveshjet ndërkombëtare".

Kadir Üstün, koordinatori i Fondacionit të Hulumtimeve Politike, Ekonomike dhe Shoqërore në Zyrën e Washingtonit (SETA DC), në një vlerësim për Anadolu Agency (AA) në lidhje me qëndrimin e SHBA-së, e ka vlerësuar situatën me fjalët: "Trump nuk dëshiron të punojë së bashku me aleatët e SHBA-së, ju mund ta shihni qartë këtë në vendimet për Kudsin dhe të Iranit. Ai dëshiron të punojë individualisht me aleatët dhe kundërshtarët e tij".

Qasja e Trumpit, e cila e sheh fuqinë ekonomike të SHBA-së si një armë që mund të përdoret kundër çdo vendi, duke përfshirë edhe aleatët e saj, dhe të cilën këtë e shpreh me terma të ashpra, po e shtyn në izolim në arenën ndërkombëtare SHBA-në, për të cilën pretendohet se do të jetë përsëri i madh.

E vetmuar në vendimin e Kudsit

Pas shpërfilljes së të gjitha negociatave për paqe në Lindjes së Mesme dhe për palestinezët, gati e gjithë bota, përveç Izraelit dhe disa vendeve të vogla, u mblodhën së bashku për të sfiduar vendimin e Trumpit për të njohur Kudsin si kryeqytetin e Izraelit.

Pas njoftimit të Trumpit më 6 dhjetor për ndryshim në politikën e SHBA-së ndaj Kudsit, përkundër kërcënimeve të tij, më 21 dhjetor Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi me shumicë votash një rezolutë të prezantuar nga Turqia e cila kundërshtoi hapin e tij me 128 vota pro, nëntë kundër me 35 abstenime.

Teksa pothuajse të gjitha vendet e BE-së mbështetën mocionin, SHBA u la vetëm me Izraelin, si dhe Guatemalën, Hondurasin, Ishujt Marshall, Mikronezinë, Naurunë, Palaun dhe Togon.

Prandaj, Trump përballë tij kishte jo vetëm botën islame, por gati gjithë botën. Hapi i Trumpit i hoqi SHBA-së rolin në paqen e Lindjes së Mesme.

Gjatë këtij procesi, zëvendëspresidenti i SHBA-së, Mike Pence, vizitoi dy herë Lindjen e Mesme pa u takuar me ndonjë zyrtar palestinez. Ky ishte një hap kritik për legjitimitetin diplomatik të SHBA-së në rajon, pasi roli i saj si një ndërmjetës në procesin e paqes në Lindjen e Mesme është humbur gradualisht.

Dallimet me BE-në rreth Iranit

Kur SHBA e kryesuar nga Trump u tërhoq nga marrëveshja historike bërthamore me Iranin, ajo nuk ishte në gjendje të gjejë një aleat të fortë përveç Izraelit.

Në kohën kur Trump njoftoi tërheqjen e tij të njëanshme nga marrëveshja ndërkombëtare më 8 maj, vendet e tjera nënshkruese, fuqitë e mëdha si Kina, Rusia, Franca, Britania dhe Gjermania, kundërshtuan fuqishëm këtë ide.

Administrata Trump, e cila në mënyrë të veçantë i shpërfilli thirrjet e vendeve të BE-së për të rinegociuar traktatin, bëri hapin e saj me sanksione të rinovuara të njëanshme ndaj Iranit të vendosura për të hyrë në fuqi në dy raunde, në gusht dhe nëntor.

Por, Komisioni Evropian, duke vënë në zbatim një "statut bllokues" të përditësuar, tregoi qartë se BE ishte e shqetësuar nga sanksionet e njëanshme të SHBA-së. Statuti synon të ruajë marrëveshjen bërthamore duke parandaluar kompanitë e BE-së të zbatojnë sanksionet e SHBA-së në mënyrë që të anulojnë vendimet e gjykatave të huaja kundër tyre dhe t'u lejojnë atyre të mbulojnë dëmet nga çdo ndëshkim i mundshëm.

Kritikat ndaj NATO-s dhe OKB-së

Pas votimit që denoncoi vendimin e tij për Kudsin, Trump uli fondet e SHBA-së për OKB-në me 285 milionë dollarë dhe gjithashtu largoi SHBA-në nga dy organe të mëdha të OKB-së, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punime për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) dhe fondi i popullsisë.

Kjo metodë e Trumpit është dëshmuar si vërtet e padobishme në të kaluarën kur sanksione u imponuan ndaj Irakut në periudhën e Sadamit dhe ndaj organeve të OKB-së. Shfrytëzimi i ekonomisë për të ndëshkuar vendet vetëm shkakton kundërshtim nga bashkësia ndërkombëtare.

Ashtu si me OKB-në, Trump u kritikua për sjellje sikurse një drejtor kompanie duke kërkuar interesat e SHBA-së në vend të aleancës ndërkombëtare.

Një vështrim në sjelljen skandaloze të Trumpit në samitin e fundit të G7-tës në Kanada, vizitën e tij në Britani, konferencën e sigurisë në Mynih dhe shumë të tjera, do të mjaftonin për të parë se sa pak botës i bëhet vonë për qasjen e tij. Ai paraqet një profil të një udhëheqësi që lufton dhe nënçmon aleatët e tij dhe që ka probleme me mirësjelljen diplomatike.

Besueshmëria e SHBA-ve është zvogëluar në masë të madhe

Eksperti i lartë në Institutin Ndërkombëtar të Ekonomisë Peterson me qendër në Washington, Jacob Kirkegaard, thekson se gjatë qeverisjes së Trump, besueshmëria e SHBA-së është zvogëluar në gjithë botën.

Duke folur për AA, Kirkegaard ka thotë se Trump tarifat i përdor si një mjet të politikës së jashtme dhe në qendërn e kësaj politike qëndron shprehja "Më parë Amerika".

"Asnjë vend nuk duhet të pranojë fjalët e Trumpit dhe as angazhimin e tij për marrëveshjet ndërkombëtare. Për shkak të një presidenti larg ideve të sigurta dhe i ndryshueshëm, besueshmëria e SHBA-së ka rënë në masë të madhe. Bota që shikon lidershipin amerikan është zhgënjyer. I paraljmëroj të gjithë ata që dëshirojnë të bëjnë një marrëveshje me qeverinë Trump, sepse ai kur të zgjohet të nësërmen në mëngjes mund të heqë dorë nga marrëveshja", shprehet Kirkegaard.

Kahu i luftës tregare

Kjo mënyrë qeverisjeje e Trumpit e cila lejon retorikën "më parë Amerika" dhe qasjen "Vetëm Amerika", në një kohë të shkurtër ka reflektuar edhe në tregëtinë ndërkombëtare të SHBA-së.

Duke mos pranuar asnjë kusht përveç kushteve të SHBA-së, Trump, i cili nuk i pëlqen marrëveshjet ndërkombëtare të negociuara më parë, dëshiron të veprojë si një lider që formon lojën në një terren të ri.

Me 23 mars, pasi vendosi tarifa doganore shtesë me 25 dhe 10 përqind për çelikun dhe aluminin, administrata Trump ka shtyrë në polin e kundërt jo vetëm kundërshtarin e saj Kinën, por edhe vendet e BE-së, fqinjët e saj Kanadanë dhe Meksikën, si dhe aleatin e saj në NATO Turqinë, vende këto të cilat kryejnë eksportin e këtyre produkteve në SHBA.

Nga kjo situata është bërë e pashmangshme të mos ndikohen negativisht prodhuesit amerikanë të varur nga lënda bazë e çelikut dhe aluminit që importojnë nga vendet në fjalë, duke përfshirë edhe Turqinë.

Myron Brilliant, nënkryetar i Dhomës së Tregtisë së SHBA-së dhe kryetar i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, në një deklaratë me shkrim ditë më parë tha se "Rritja e tarifave doganore mbi produktet e importuara nga Turqia përëbën rrezik serioz për SHBA-në". Sigurisht, është e mundur që ky vlerësim të zgjerohet për të përfshirë edhe vendet e tjera.

Administrata Trump me këtë hap për çelikun dhe aluminin, që e ka hedhur me arsyetimin e "sigurisë kombëtare", në të njëjtën kohë ka mbledhur në një vend edhe kundërshtarët, edhe aleatët, por ka dëmtuar edhe prodhuesit e saj për një afat të shkurtër dhe të mesëm.

Në të vërtetë, vendet e BE-së dhe Turqia, të cilët këtë temë e kanë aktualizuar në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT), mbrojnë idenë se SHBA dëmton seriozisht normat ndërkombëtare dhe vepron në mënyrë të njëanshme.

Shumë ekspertë të ekonomistë në SHBA kanë vënë në dukje se kjo qasje e Trumpit do të shkaktojë dëme të konsiderueshme për firmat dhe konsumatorët amerikanë në afat të mesëm, dhe gjithashtu nënvizojnë se nuk do të jetë e lehtë rivendosja e balancave ndërkombëtare të tregtisë që do të prishen në këtë proces.

Ekonomisti amerikan dhe kolumnisti në New York Times, Paul Krugman, në kolumnën e tij me 31 maj në lidhje me luftërat tregtare që Trump ka nisur, zgjodhi titullin "Çfarë lufte e çmendur tregtare - edhe pak e paqëndrueshme".

Lufta tregtare me Kinën

Si rezultat i tarifave amerikane me 25 për qind, Kina ka thënë se do të vendoste tarifa prej tre miliardë dollarësh, midis 15 dhe 25 për qind, në 128 mallra amerikane.

Pasi SHBA njoftoi planin e saj për të imponuar 25 për qind tarifa në 1.300 mallra kineze me vlerë 50 miliardë dollarë në muajin prill, Pekini menjëherë tha se do të vendoste 25 për qind tarifa në 106 mallra amerikane me vlerë 50 miliardë dollarë.

Më 18 qershor, Trump urdhëroi hartimin e një liste shtesë të mallrave kineze me vlerë 200 miliardë dollarë që do t'i nënshtroheshin tarifave prej 10 për qind. Ata zyrtarisht filluan zbatimin e tarifave me vlerë 34 miliardë dollarë për importet më 6 korrik, ndërkohë që Pekini menjëherë u kundërpërgjigj me tarifa.

Bisedimet tregtare midis SHBA-së dhe Kinës do të rifillojnë më 23 gusht. Duke vendosur një pjesë të dytë të tarifave ndaj Kinës, SHBA-ja bëri një listë të mallrave kineze me vlerë 16 miliardë dollarë që do të goditen me një tarifë prej 25 për qind.

Në një analizë të fundit të publikuar në Radion Ndërkombëtare të Kinës, Li Fuyi nga Instituti i Kërkimeve Makro-Ekonomike të Kinës, argumentoi se Kina është ndryshe nga rivalët e mëparshëm të SHBA-së.

Fiyu pohoi se SHBA mund të kufizojë Moskën dhe Tokion, por regjimi aktual financiar ndërkombëtar tregon se Pekini është aktor më i fortë.

Alternativat jashtë SHBA-ve

Me ndodhjen e të gjitha këtyre zhvillimeve, u bë edhe më e qartë se SHBA nuk është alternativa e vetme në sistemin botëror, dhe se tani shumë fuqi të mesme dhe të mëdha kanë më shumë se një mundësi.

Ndërsa luftërat tregtare të Trumpit me Kinën dhe BE-në u rritën në të njëjtën kohë, Rusia dhe Kina njoftuan se ata në tregëtinë mes tyre do të përdorin më shumë valutën kineze juan në vend të dollarëve amerikanë.

Edhe Iran, i cili është duke u përgatitur për t'u përballur me sanksionet ekonomike amerikane, ka ndërmarrë hapa të rinj për të ndërtuar më shumë unitet politk dhe tregëtar me Kinën dhe Indinë.

Në të njëjtën mënyrë, edhe Pakistani, të cilit SHBA i pezulloi ndihmën prej 255 milionë dollarë, është nxitur të rrisë marrëdhëniet me Kinën dhe Indinë.

Administrata Trump, e cila së fundmi me arsyetimin e sigurisë kombëtare ka marrë vendim për tarifa doganore shtesë për çelikun dhe aluminin si dhe sanksione ndaj Turqisë, duke cituar si arsye pastorin amerikan Andrew Brunson, në të vërtetë ka kontribuar edhe më shumë në afrimin Ankara-Moskë të cilin ajo e ka kritikuar.

Të gjithë këta shembuj tregojnë se qasja e SHBA-së për të përdorur fuqinë dhe paranë e saj si një mjet të poliktikës së jashtme, nuk funksionon si më parë në një botë multipolare.

Brian Klaas, lektor në London School of Economics (LSE), në një analizë të tij në Washington Post vitin e kaluar përdori titullin "Më parë Amerika, po bëhet Amerika e vetme", si dhe kishte shpjeguar se SHBA sa vjen e vetmohet dhe bëhet një aleat më pak i besueshëm.

"Fryrja zjarrit"

Sigurisht që në këtë proces duhet të hapet një parantezë tjetër për veprimet e administratës Trump me bazë ekonominë, kundrejt Turqisë, aleatit të saj në NATO.

Kirkegaard, duke komentuar vendimin e Trumpit për tarifa shtesë ndaj Turqisë, vlerëson: "Padyshim, Trump i ka hedhur zjarrit benzinë. Ky veprim i Trumpit tregon se vendet aleate me SHBA-në do të kenë më pak besim në SHBA-në, sepse këto marrëdhënie për këtë president nuk kanë shumë kuptim".

Teksa administrata Trump ka mbyllur një nga një dyert e diplomacisë në çështjen e Brunsonit, thuhet se përmisimi i marrëdhënieve të Ankarasë me vendet e BE-së si Britania, Gjermania dhe Holanda, afrimi me Moskën dhe një përpjekje për të zhvilluar marrëdhënie financiare të reja nga pjesë të ndryshme të botës, lexohen si shenja të një reagimi ndaj qasjes së fundit të SHBA-së.

"Nuk mund të bëni presion të njëanshëm mbi një aleat të rëndësishëm"

Kryekëshilltari i Qendrës së Politikave të Sigurisë në Gjenevë, Marc Finaud, i cili ka analizuar këtë situatë, për AA ka theksuar se SHBA një problem tregtar për të cilin sipas saj është legjitim, duhet ta zgjidhë me takime shumëpalëshe në Organizatën Botërore të Tregëtisë (OBT).

"Nuk mund të vendosni sanksione dhe të merrni masa të tilla të njëanshme, me presione të njëanshme kundër një aleati tuaj shumë të rëndësishëm dhe i cili ka një pozicion kyç si anëtar i NATO-s. Pavarsisht se SHBA mund të posedojë armë bërhtamore, kjo kategorikisht nuk është një qasje e mirë", ka vlerësuar Finaud.

Si rezultat, Trump, i cili tashmë është bërë një nga presidentët më kontrovers në historinë e Shteteve të Bashkuara, vazhdon të largojë jo vetëm kundërshtarët e vendit të tij, por edhe aleatët e tij tradicionalë, dhe kjo situatë vetmon më së shumti SHBA-në.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.