Analizë

Sanksionet e Perëndimit do ta afrojnë më tej Bjellorusinë drejt Rusisë

Bjellorusia po shtyhet në një pozitë më të afërme me Rusinë, duke u larguar nga politikat shumëdimensionale për shkak të sanksioneve

Ali Cura  | 27.05.2021 - Përdıtësım : 28.05.2021
Sanksionet e Perëndimit do ta afrojnë më tej Bjellorusinë drejt Rusisë

Moskë

ALI CURA -

Bjellorusia, e cila në aspektin gjeografik gjendet mes Evropës dhe Rusisë dhe e cila për shkak të vendndodhjes së saj vitet e fundit është përpjekur të ndjekë një politikë të jashtme të pavarur shumëdimensionale, po i afrohet edhe më shumë Rusisë aq sa i nënshtrohet sanksioneve.

Ulja emergjente e javës së kaluar të një avioni pasagjerësh, që udhëtonte nga Athina në Vilnius, në kryeqytetin Minsk të Bjellorusisë pas një denoncimi për bombë, si dhe arrestimi i shtetasit opozitar bjellorus, Roman Protasevich, i cili është në listën e terrorit të inteligjencës bjelloruse KGB, shkaktoi reagime të Bashkimit Evropian (BE) dhe vendeve perëndimore.

Edhe pse Bjellorusia njoftoi se është e gatshme t'i tregojë të gjitha materialet duke garantuar transparencë të plotë për hetimin e incidentit, BE-ja e cilësoi si "paprecedent dhe i papranueshëm" dhe kërkuan lirimin e Protasevich-it.

Pas kësaj Bjellorusia iu nënshtrua një vale të re të sanksioneve nga BE-ja. BE kërkoi që të zbatohen sanksione të reja ekonomike ndaj Bjellorusisë, duke ju bërë thirrje kompanive ajrore në BE që të mos përdorin hapësirën ajrore të Bjellorusisë. Bazuar në këtë thirrje, disa kompani të mëdha ajrore kanë ndaluar fluturimet e tyre në Bjellorusi, njoftuan se nuk do të përdorin hapësirën ajrore të këtij vendi. Gjithashtu u vendos mbyllja e hapësirë evropiane ajrore për kompaninë shtetërore ajrore të Bjellorusisë, Belavia.

Vendimet e sanksioneve që Perëndimi ka zbatuar deri më sot, gjithmonë u bë një element që del në pah në marrëdhëniet e Bjellorusisë me Perëndimin.

- Presidenti i Bjellorusisë, Lukashenko, ishte brenda një përpjekjeje të balancuar politike

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, edhe pse që nga viti 1997 gjithmonë ishte në shënjestër të Perëndimit, në vitet e fundit po përpiqej që të vazhdojë të balancuar marrëdhëniet e vendit të tij edhe me Perëndimin edhe me Rusinë.

BE-ja e cila si arsyetim tregoi referendumin që mundësoi Lukashenko-n për rizgjidhje si president në vitin 1996, vendimin e parë për sanksione ndaj këtij vendi e dha në vitin 1997. Në kuadër të sanksioneve që ndalonte kontakte në nivelin e ministrave, BE-ja gjithashtu pezulloi edhe procesin e partneritetit dhe bashkëpunimit.

Sanksionet ndaj vet Lukashenko-s si dhe zyrtarëve tjerë shtetëror, si ato të ndalesës së hyrjes në BE dhe sanksionet ekonomike ndaj disa kompanive shtetërore në vitet 1998, 2004, 2005, 2006, 2011, 2012, 2014 u përsëritën me ndryshime të vogla.

Në vitin 2004 edhe SHBA-ja iu bashkëngjit vendimeve të BE-së për sanksione ndaj Bjellorusisë. Pas këtyre sanksioneve në vitin 2008 Bjellorusia e thirri ambasadorin e saj në Washington, ndërsa e deportoi ambasadorin amerikan të Minsk-ut.

- Në vitet e fundit kishte një zbutje në marrëdhëniet mes Bjellorusisë dhe Perëndimit

Tensionet në marrëdhëniet e këtij vendi me BE-në dhe SHBA-të në vitet e fundit, avancoi drejt përmirësimit falë politikave të Lukashenko-s. Mes Bjellorusisë, e cila me një përqindje të madhe është e varur nga Rusia në aspektin energjetik dhe ekonomik, dhe BE-së dhe SHBA-së në vitet e fundit filloi një afrim.

BE-ja duke u arsyetuar në lirimin e disa emrave opozitarë nga burgu nga ana e Lukashenko-s, në vitin 2015 për herë të parë sinjalizoi zbutjen e masave me Bjellorusinë.

BE, për një periudhë katërmujore pezulloi ndalesën e hyrjes në BE të 170 zyrtarëve shtetërorë përfshirë Lukashenko-n si dhe disa sanksione ekonomike. Vitin pasues, ministrat e jashtëm të BE-së vendosën heqjen e pjesës më të madhe të sanksioneve ndaj Bjellorusisë, me përjashtim të 4 zyrtarëve qeveritarë dhe embargos së armëve.

- Lukashenko kërkoi një fillim të ri me SHBA-të

Minsk në vitin 2019, për herë të parë në historinë e tij, ishte nikoqir i zyrtarëve të nivelit të lartë nga SHBA-ja. Në muajin gusht Lukashenko priti këshilltarin e atëhershëm të sigurisë kombëtare amerikane, John Bolton dhe tha se dëshirojnë një fillim të ri në marrëdhëniet me SHBA-të.

Pas një muaji, Lukashenko priti edhe David Hale-n, nënsekretarin amerikan të Shtetit. Në këtë takim u vendos për rifillimin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve në nivelin e ambasadorëve.

- Reagim nga rusët ndaj afrimit me Perëndimin

Pritja e zyrtarëve amerikanë nga Lukashenko shkaktoi reagime në publikun rus. Reagime të tilla si "tradhtoi vëllazërisë Ruse dhe Bjelloruse, veproi në përputhje me interesat e tij", u përmendën në shtypin rus.

Evropa, që nga shpërndarja e Bashkimit Sovjetik, Bjellorusinë e sheh si qendra e rrezikut që mund të vijë nga Rusia. Perëndimi, duke e përcaktuar si një vend evropian Bjellorusinë, u mundua që ta tërheqë pranë tij, ndërsa vazhdoi hapat për ta fituar Bjellorusinë, kurse nga ana tjetër paralelisht u përshpejtuan edhe bisedimet e "Shtetit të Unionit" midis Rusisë dhe Bjellorusisë.

Marrëveshja rreth "Shtetit të Unionit Rusi-Bjellorusi", që parasheh heqjen e kufijve mes dy vendeve, përdorimin e valutës së përbashkët dhe mundëson integrimin, ishte nënshkruar në vitin 1997, ndërsa kishte hyrë në fuqi në vitin 2000.

Edhe pse janë marrë shumë vendime lidhur me integrimin e të dyja vendeve, kanë lindur disa probleme të cilat ende sot nuk kanë gjetur zgjidhje.

- Ndarje pikëpamjesh mes Lukashenko-s dhe Rusisë

Dihet se presidenti bjellorus Lukashenko ka ndarje pikëpamjesh me Rusinë. Lukashenko i cili kundërshtoi aneksimin e jashtëligjshëm rus të Krimesë në vitin 2014, që nga viti 2015, ka një mendim negativ mbi dëshirën e Rusisë për të krijuar një bazë ushtarake në Bjellorusi ku do të vendosen edhe avionët rusë.

Lukashenko në vitin 2018 kishte thënë se Bjellorusia nuk ka nevojë për bazë të Rusisë dhe se ushtria bjelloruse është e mjaftueshme për të garantuar sigurinë e vendit, ndërsa Rusia hapur kishte treguar shqetësimin e saj lidhur me çështjen.

Në këtë kuadër një ngjarje që kishte ndodhur para zgjedhjeve presidenciale të zhvilluara më 9 gusht 2020, në mënyrë të konsiderueshme kishte tërhequr vëmendjen.

Forcat bjelloruse të sigurisë kishin njoftuar se kanë siguruar inteligjencë për arritjen e mbi 200 militantëve në vend një muaj para zgjedhjeve, për të destabilizuar procesin e fushatës dhe se në operacionin e zhvilluar në afërsi të Minsk-ut ishin kapur 33 mercenarë të kompanisë ruse të sigurisë, Wagner. Shkurt kohë para zgjedhjeve, Bjellorusia edhe me presionin e Rusisë këta persona ia ktheu Moskës.

Kjo ngjarje shkaktoi komentet se "Moska e frikëson Lukashenko-n".

Në mbrëmjen e zgjedhjeve, me efektin e provokimeve, policia u përplas me grupet e opozitës në rrugë dhe protestat e opozitës që zgjatën me ditë gjetën shpejt një përgjigje në Perëndim.

Opozitarët e mbështetur hapur nga Perëndimi kundërshtonin se Lukashenko i fitoi zgjedhjet, vendet perëndimore si SHBA-ja, Kanadaja, Britania përfshirë edhe ato të BE-së filluan të marrin vendime të sanksionit ndaj Bjellorusisë.

BE-ja vitin e kaluar më 14 gusht dhe 2 tetor vendosi për sanksione ndaj 88 zyrtarëve bjellorusë përfshirë Lukashenko-n dhe 7 kompani shtetërore, me pretendimin se janë bërë mashtrime në zgjedhje dhe presion ndaj opozitës.

- Sanksionet perëndimore forcuan lidhjet e Rusisë dhe Bjellorusisë

Lukashenko, për të shmangur vështirësitë ekonomike përballë gjithë këtij presioni të Perëndimit mbi Bjellorusinë, "ia trokiti derën" presidentit rus, Vladimir Putin.

Rusia, e cila gjatë një viti të fundit ka një lidhje më të tensionuar se sa ajo e periudhës së Luftës së Ftohtë me perëndimin dhe përjeton probleme të ngjashme, dhe Bjellorusia u detyruan që të forcojnë lidhjet. Rusia e cila i ndihmoi Bjellorusisë me kredit, përshpejtoi procesin e "Shtetit të Unionit" dhe u hodhën hapat për eliminimin e problemeve.

Pikërisht gjatë kësaj periudhe, presioni i Perëndimit ndaj Bjellorusisë me arsyetimin e uljes emergjente të një avioni në Minsk pas një denocimi për bombë, tregon qartë se ka caktuar edhe përmbajtjen e takimit Putin-Lukashenko që do të zhvillohet më 28 maj. Për një kohë, Lukashenko kishte dhënë mesazhe se ishte në prag të marrjes së vendimeve të rëndësishme.

Perëndimi e ka bërë Bjellorusinë, si një faktor që do të forcojë dorën e tij në lindje dhe do të mbajë ekuilibrin me Rusinë, e ka shndërruar në një vend që e ka humbur sesa e ka fituar.

Bjellorusia po shtyhet në një pozitë më të afërme me Rusinë, duke u larguar nga politikat shumëdimensionale për shkak të sanksioneve.

Debatet brenda BE-së se ndëshkimi i Bjellorusisë me sanksione do të shkaktojë afrimin Bjellorusi-Rusi, tregojnë se ky fakt shqetëson zyrtarët e BE-së.

Me këtë shqetësim, udhëheqësit e BE-së nuk duan zgjatjen e sanksioneve kundër Bjellorusisë pa një bazë ligjore, dhe për këtë arsye planifikojnë të kërkojnë një hetim të shpejtë nga Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil dhe të veprojnë në përputhje me rezultatet.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın