Bota, Analizë

Operacioni "Burimi i Paqes" prishi harmoninë e Kongresit Amerikan

Data 29 tetor 2019 ku u miratuan dy projektligjet kundër Turqisë është regjistruar si një ditë e zezë në marrëdhëniet turko-amerikane

Hakan Çopur  | 30.10.2019 - Përdıtësım : 31.10.2019
Operacioni "Burimi i Paqes" prishi harmoninë e Kongresit Amerikan

Washington

Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-ve me miratimin e dy projektligjeve me objektiv Turqinë ka vendosur një njollë të madhe në marrëdhëniet dypalëshe dhe ka humbur sensin e përbashkët përballë operacionit "Burimi i Pasqes", shkruan Anadolu Agency (AA).

Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) me mbështetjen e ushtarëve të Ushtrisë Kombëtare Siriane (SNA) në veri të Sirisë filluan operacionin kundër organizatave terroriste YPG/PKK dhe DEASH me qëllimin për të eliminuar korridorin terrorist që planifikohej të krijohej në kufirin e saj jugor dhe për të sjellë paqen dhe qetësinë në rajon.

Data 29 tetor 2019 ku u miratuan dy projektligjet kundër Turqisë është regjistruar si një ditë e zezë në marrëdhëniet turko-amerikane.

Projektiligji nr. 296 për të ashtuquajturin "gjenocidi armen" dhe projektiligji nr. 4695 që parashikon sanksione ndaj Turqisë për shkak të operacionit të saj në Siri, u miratuan dje me shumicë të madhe votash në Asamblenë e Përgjithshme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve.

Fakti që këto dy projektligje kundër Turqisë të cilat në të vërtetë kanë histori të ndryshme, kanë "përkuar" pikërisht me datën 29 tetor në ditën e themelimit të Republikës së Turqisë, është kuptimplote nga pikëpamja për të treguar atmosferën psikologjike në Kongresin e SHBA-ve.

Projektligji armen i shtruar në rend dite në këtë atmosferë, është projektligj jo detyrues. Edhe nëse ai pranohet në Senat ai do të jetë vetëm një vendim në cilësinë e rekomandimit që tregon se Kongresi Amerikan njeh të ashtuquajturin "gjenocidin armen".

Edhe projektiligji tjetër për "sanksione ndaj Turqisë" nëse miratohet në Senat dhe nëse nënshkruhet nga presidenti amerikan Donald Trump është poashtu një tekst që do të shndërrohet në ligj.

- Të hutuar nga operacioni në Siri, Dhoma e Përfaqësuesve përqafoi projektligjin armen

I propozuar në Dhomën e Përfaqësuesve më 8 prill nga deputeti demokrat Adam Schiff, projektligji armen deri pak javë më parë ishte vetëm një nga projektligjet që kishte një mundësi të ulët për të ardhur në Asamblenë e Përgjithshme ashtu sikurse projektligjet e ngjashme më parë.

Por, operacioni që Turqia filloi më 9 tetor në verilindje të Sirisë kundër organizatës terrosite YPG/PKK, bëri që të rritet në majë kundërshtimi ndaj Turqisë në dy krahët e Kongresit, si në Senat ashtu dhe në Dhomën e Përfaqësuesve.

Në rend dite ka patur shumë drafte me objektiv Turqinë, por gjatë këtij procesi në këtë kundërshtim të ashpër ndaj Turqisë gjeti vend edhe projektligji nr. 296 i cili mbahej në pritje mënjanë që nga muaji prill.

Projektligji i dërguar në Asamblenë e Përgjithshme pasi u miratua më 28 tetor nga Komiteti Rregullator i Dhomës së Përfaqësuesve, në po të njëjtën ditë u vendos në axhendën e rendit të ditës të Asamblesë së Përgjithshme nga kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve, demokratja Nancy Pelosi.

Procesi i projektligjit, që është i natyrshëm dhe që pritej të zgjaste më shumë, u shqyrtua në mënyrë jashtëzakonisht të shpejtë sepse bëhej fjalë për projektligjin armen për të cilin u sigurua votimi në Asamblenë e Përgjithshme ditën e 29 tetorit.

Kongresi i cili mendon se administrata e Trumpit nuk ka hedhur hapat e mjaftueshme përballë hapit të Turqisë në Siri, vendosi brenda dy ditëve në axhendën e Asamblesë Përgjithshme të Dhomës së Përfaqësuesve projektligjin armen me qëllim për të "lënduar" Ankaranë.

- Çfarë është projektligji armen, çfarë nënkupton?

Projektligji armen nr. 296 është një projektligji që nuk ka detyrim nga pikëpamja ligjore dhe se është një tekst me "natyrë këshilluese". Me formën aktuale nënkupton që Dhoma e Përfaqësuesve njeh "të ashtuquajturin gjenocidin armen" të parashikuar nga ky projektligj.

Nëse ky projektligj miratohet me këtë formë edhe në Senat, atëherë mund të thuhet se Kongresi Amerikan njeh si "gjenocid" pretendimet armene lidhur me ngjarjet e vitit 1915. Por, në çdo rast ky projektligj nuk ka ndonjë detyrim ligjor dhe sanksione.

Republikanët dhe Demokratët në Kongres, të cilët kohët e fundit kanë patur një ndarje serioze në çështjet e brendshme (shembulli më i mirë i kësaj është tabloja në hetimin që Demokratët filluan për shkarkim), janë bashkuar në masë të madhe në kundërshtimin ndaj Turqisë pas operacionit "Burimi i Paqes".

Në një situatë të tillë, projektligji armen u paraqit në Asamblenë e Përgjithshme të Dhomës së Përfaqësuesve me 435 vende dhe u pranua me 405 vota "pro" dhe 11 vota "kundër", ndërkohë që 3 deputetë kanë abstenuar dhe 13 të tjerë nuk morën pjesë në votim.

Nga Partia Demokratike e cila ka 234 vende në Dhomën e Përfaqësuesve votuan "pro" 226 anëtarë, ndërsa nga Republikanët që kanë 197 vende votuan "pro" 178 anëtarë.

Njëra nga deputetet që ka abstenuar ka qenë përfaqësuesja e Minnesota-s, njëra nga dy deputetet muslimane në Kongres, Ilhan Omar, si dhe deputetja demokrate Eddie Bernice Johnson dhe deputeti republikan Paul Gosar.

Ndërkohë ka tërhequr vëmendjen se 11 deputetët që kanë votuar "kundër" kanë qenë plotësisht nga republikanët.

- Projektligji armen u miratua me mbështetjen e qartë nga të dy partitë

Si rezultat, projektligji armen i parashtruar në Asamblenë e Përgjithshme të Dhomës së Përfaqësuesve u miratua me mbështetjen e qartë nga të dy partitë.

Kjo tablo është domethënëse nga këndvështrimi për të treguar se "armiqësia" e akumuluar në vitet e fundit kundër Turqisë, me operacionin "Burimi i Paqes" ka arritur kulmin, si dhe ka treguar zhdukjen e racionalitetit të politikës së jashtme në Kongres.

Është e pamundur që të mos thuhet se ky hap i ndërtuar mbi llogaritjet ditore politike, por që në thelb është emocional, nuk i shërben asnjë qëllimi tjetër përveçse rritjes së anti-amerikanizmit në Turqi.

- Projektligji për "sanksione ndaj Turqisë"

Në anën tjetër menjëherë pas projektligjit armen në Asamblenë e Përgjithshme të Dhomës së Përfaqësuesve është parashtruar dhe është pranuar me 403 vota "pro" dhe 16 "kundër" projektligji tjetër i cili parashikon zbatimin e sanksioneve ndaj Turqisë për shkak të operacionit "Burimi i Paqes".

Në të vërtetë projektligji në fjalë ka ngjashmëri të mëdha me projektligjin e sanksioneve ndaj Turqisë, i cili u paraqit në Senat javën e kaluar nga Lindsey Graham dhe Chris Van Hollen, por që u pezullua për një kohë me marrëveshjen e arritur mes Turqisë dhe SHBA-ve.

Në projektligjin e propozuar në mesin e muajit nga kryetari demokrat i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, Eliot Engel dhe anëtari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike McCaul, parashikohen sanksione ndaj disa zyrtarëve turq lidhur me operacionin "Burimi i Paqes".

Poashtu në projektligj parashikohet edhe pezullimi i shitjes së armëve ndaj Turqisë dhe disa sanksione financiare.

Ndaj këtij projektligji dhanë mbështetje me votën "pro" 226 deputetë demokratë dhe 176 nga republikanët.

Në votimin e zhvilluar votuan "kundër" gjithsej 16 deputetë, ku ka tërhequr vëmendjen se përfaqësuesja muslimane Ilhan Omar ka qenë deputetja e vetme nga demokratët që ka votuar "kundër".

- Duhet të miratohet edhe në Senat

Në mënyrë që projektligjit të bëhet ligj është e nevojshme që në të njëjtën mëyrë i njëjti të miratohet edhe në Senat dhe të miratohet më pas nga presidenti Trump.

Nëse Senati kalon një version të ndryshëm të projektligjit është i nevojshëm eliminimi i ndryshimeve dhe paraqitja në një tekst të vetëm të përbashkët nga një komision që do të formohet nga të dy dhomat e Kongresit. Më pas ky tekst i përbashkët nëse kalon në Senat dhe në Dhomën e Përfaqësuesve atëherë kalon tek presidenti Trump.

Ndërkohë nëse projektligji në fjalë miratohet me shumicë mbi dy të tretat nga të dy anët, atëherë mund të ligjërohet direkt pa patur nevojë për firmosjen e Trumpit.

- Aritmetika e Kongresit do të përcaktojë fatin e projektligjit

Është brenda mundësive që në kushtet aktuale në Senat të miratohet ky projektligj ose ndonjë projektligj i ngjashëm me atë të "sanksioneve ndaj Turqisë", por gjithashtu është e mundur që edhe të mos miratohet ose të mos arrijë shumicën e dy të tretave edhe nëse miratohet.

Pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit të arritur mes SHBA-ve dhe Turqisë dhe pavarësisht pauzimit aktualisht të operacionit ushtarak, disa senatorë republikanë (përveç demokratëve) ende mendojnë se duhet të dënohen hapat e Turqisë të ndërmarra kundër YPG/PKK-së.

Përballë kësaj duket se ka një zbutje nga disa senatorë me rëndësi si Graham brenda republikanëve, pas pauzimit por edhe pas deklaratave të bëra ditët e fundit nga Trump për të lënë ushtarë në disa rajone.

Theksohet se republikani Rand Paul, i cili ka bllokuar dy herë në Senat projektligjin për Sirinë në Dhomën e Përfaqësuesve, mund të luajë një rol kyç sërish në projektligjin e "sanksioneve ndaj Turqisë".

Në të njëjtën kohë do të jetë shumë i rëndësishëm edhe qëndrimi i liderit të shumicës së republikanëve në Senat, Mitch McConnell. Në fjalimin e tij të fundit javën e kaluar në një deklaratë kundër tërheqjes nga Siria e cila u njoftua nga Trump, senatori McConnell përdori një gjuhë të kujdesshme ku vuri në dukje se duhet të distancohen nga hapat që mund "të shtyjnë Turqinë në krahët e Rusisë".

Kur këto elementë vendosen pranë njëri tjetrit, projektligji në Senatin me 100 vende duhet të miratohet me të paktën 67 vota mbi masën e vetos. Nga republikanët që kanë 53 senatorë është e nevojshme që të paktën 20 prej tyre të votojnë "pro" këtij projektligj.

Nëse emra si Graham, McConnell dhe Paul shfaqin një orientim për një projekligj më të lehtë në vend të një projektligji që parashikon sanksione të rënda ndaj Turqisë, atëherë edhe projektligji i fundit i miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve do të mbetet pa rezultat.

Projektiligji armen që nuk ka ndonjë zbatim detyrues nëse ligjërohet, si dhe projektligji për sanksione ndaj Turqisë i cili është detyrues nëse ligjërohet, të cilët u miratuan në fund të ditës në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-ve ka sjellë në prag të një rruge pa fund marrëdhëniet turko-amerikane të cilat aktualisht ndodhen në një balancë të ndjeshme.

Marrëdhëniet mund të shpëtohen pa hyrë plotësisht në rrugën pa fund nëse Senati ndjek një rrugë ndryshe dhe nëse projektligjet qëndrojnë në situatën aktuale që ndodhen. Por, në rast se edhe në Senat miratohen projektligjiet dhe ndiqen hapa të ngjashëm me ato në Dhomën e Përfaqësuesve, atëherë do të fillojë një proces i ri ku rregullimi i marrëdhënieve dypalëshe do të jetë shumë i vështirë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.