BALLKANI

Zyra e NATO-s në Shkup uron nënshkrimin e Protokollit për anëtarësim

"Zyra e NATO-s është këtu për t’iu këshilluar, mbështesë deri në momentin e fundit, kur të bëheni anëtare të Aleancës, që do të jetë një proces paksa më i gjatë integrues”, tha Jankoviq

Husameddin Gina  | 06.02.2019 - Përdıtësım : 21.02.2019
Zyra e NATO-s në Shkup uron nënshkrimin e Protokollit për anëtarësim ( Husameddin Gina - Anadolu Agency )

Shkup

SHKUP (AA) - “Ju uroj që i dhatë fund një procesi me këtë Protokoll për aderim në NATO. Tani presim që ky proces i realizimit të Protokollit të rrjedhë në mënyrë të përkryer, ndërsa Zyra e NATO-s është këtu për t’iu këshilluar, mbështesë deri në momentin e fundit”, tha shefi i Zyrës së NATO-s në Maqedoni, Zoran Jankoviq, menjëherë pas firmosjes së Protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, raporton Anadolu Agency (AA).

Jankoviq së bashku me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme, Andrej Zhernovski dhe ministrin pa resor në Qeverinë e Maqedonisë përgjegjës për diasporën, Edmond Ademi, ndoqën ceremoninë në Bruksel në media qendrën e Qeverisë.

“Ju uroj që i dhatë fund një procesi me këtë Protokoll për aderimin në NATO. Tani presim që ky proces i realizimit të Protokollit të rrjedhë në mënyrë të përkryer ndërsa Zyra e NATO-s është këtu për t’iu këshilluar, mbështesë deri në momentin e fundit, kur të bëheni anëtare të Aleancës, që do të jetë një proces paksa më i gjatë integrues”, tha Jankoviq.

Ai, po ashtu, theksoi se këtu sigurisht mbetet programi për reforma që duhet ta ndjek Maqedonia.

Menjëherë pas nënshkrimit të Protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, u adresuan zëdhënësit e Qeverisë, Mile Boshnjakovski dhe Muhamet Hoxha.

Boshnjakovski tha se dita e sotme është një nga ato ditë që tashmë janë pjesë e historisë moderne dhe si e tillë do të jetë pjesë përbërëse e librave shkollorë. Në emër të qeverisë falënderoi të gjitha bashkësitë etnike që jetojnë në Maqedoni.

“Qeveria falënderon të gjithë qytetarët e vendit tonë të të gjitha bashkësive etnike, popullin maqedonas, shqiptar, turk, pjesëtarët e popullit boshnjak, serb, rom, vlleh dhe të tjerëve për mençurinë dhe durimin që zgjati tashmë 25 vite”, tha Boshnjakovski.

Sot, Maqedonia e cila tejkaloi mosmarrëveshjen 28-vjeçare rreth emrit me Greqinë, ka nënshkruar protokollin për anëtarësimin në NATO.

Ceremonia e nënshkrimit u organizua në selinë qendrore të NATO-s në Bruksel, ku në emër të Maqedonisë protokollin e nënshkroi ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov. Në ceremoni gjithashtu morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe përfaqësuesit e përhershëm të 29 aleatëve.

"Moment historik”

Në fjalimin e tij para ceremonisë, Stoltenberg tha se ky është “një moment historik”, duke shtuar se, “Pritëm një kohë të gjatë që ju të jeni pjesë e familjes sonë”.

Ndërsa Dimitrov falënderoi kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev dhe atë të grek, Alexis Tsipras, për mundin e tyre në zgjidhjen e mosmarrëveshjes së emrit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın