Bota, Analizë

Ruhani lidhur me marrëveshjen bërthamore: Irani do t'i tejkalojë problemet

Ruhani tha se dëshirojnë që të krijojnë marrëdhënie konstruktive me botën, por se do të veprojnë "në drejtim të interesave të Iranit"

Ahmet Dursun  | 08.05.2018 - Përdıtësım : 08.05.2018
Ruhani lidhur me marrëveshjen bërthamore: Irani do t'i tejkalojë problemet

Ankara

ANKARA (AA) – Presidenti i Iranit, Hasan Ruhani, në një flalim para deklaratës së presidentit amerikan Donald Trump në lidhje ma marrëveshjen bërthamore, tha se shteti i tij mund të përjetojë disa probleme por që do t’i tejkalojë shpejt, raporton Anadolu Agency (AA).

“Nën embargo a po jo, ne duhet të qëndrojmë mbi këmbët tona", tha Ruhani.

Ruhani po ashtu tha se dëshirojnë që të krijojnë marrëdhënie konstruktive me botën, por se do të veprojnë "në drejtim të interesave të Iranit”.

Trump, i cili që nga periudha e fushatës zgjedhore vazhdimisht është shprehur se marrëveshja bërthamore me Iranin është “njëra prej marrëveshjeve më të këqija në historinë e SHBA-së”, kishte njoftuar se sot do të shpalosë vendimin në lidhje me marrëveshjen.

Në deklaratat e mëparshme Trump kishte sinjalizuar se SHBA mund të tërhiqet nga marrëveshja dhe se mund të zbatojë përsëri sanksione ndaj Iranit.

Marrëveshja bërthamore është nënshkruar në korrik të vitit 2015 mes Iranit dhe shteteve P5+1 (SHBA, Britania, Kina, Franca, Rusia dhe Gjermania), ndërsa ishte referuar edhe si Plani i Përbashkët i Veprimit Gjithpërfshirës (JCPOA).

Shtetet në fjalë kishin pranuar heqjen e disa sanksioneve ekonomike ndaj Iranit, në këmbim që Irani të zbatojë kufizime në programin bërthamor.

Gjermania dhe Franca dje janë shprehur se këto dy shtete do të vazhdojnë të ngelin në kuadër të marrëveshjes bërthamore me Iranin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.