Bota

Merkel dhe Samiti i BE-së mbi "fatin"e refugjatëve

Kancelarja gjermane Angela Merkel do të kërkojë zgjidhje për çështjen e refugjatëve në Samitin e Bashkimit Evropian pasi kjo çështje është përhapur në politikën e brendshme të vendit të saj

Şerife Çetin  | 27.06.2018 - Përdıtësım : 21.02.2019
Merkel dhe Samiti i BE-së mbi "fatin"e refugjatëve

Bruksel

ŞERİFE ÇETİN 

BRUKSEL (AA) - Kancelarja gjermane Angela Merkel do të kërkojë zgjidhje për çështjen e refugjatëve në Samitin e Bashkimit Evropian pasi kjo çështje është përhapur në politikën e brendshme të vendit të saj dhe për shkak se qeveria e koalicionit është në rrezik.

Pavarësisht faktit se vendet anëtare pothuajse kanë përgjysmuar rrjedhën e refugjatëve të paligjshëm dhe përhapjes së ndjenjës se kriza e refugjatëve e vitit 2015 është tejkaluar në Evropë, trazirat që Gjermania ka përjetuar në politikën e saj të brendshme, kanë detyruar liderët e BE-së të rishikojnë sërish çështjen e refugjatëve.

Ndërkohë thuhet se vazhdon të thellohen tensionet në çështjen e refugjatëve mes udhëheqëses së Partisë së Unionit Kristian Demokratik (CDU) të Merkelit dhe partnerët e saj të koalicionit, kryetarit të Partisë Unioni Kristian Social (CSU) dhe ministrit të Brendshëm, Horst Seehofer.

Seehofer dëshiron të parandalojë ardhjen në Gjermani të atyre që kanë paraqitur kërkesa për azil me një vend tjetër të BE-së, duke shtuar se nëse është e nevojshme, këtë do ta bëjë nëpërmjet ndërhyrjes së forcave të policisë federale.

Ndërsa Merkel mbron idenë e saj se kjo çështje duhet të zgjidhet në "nivel evropian". Seehofer i ka dhënë afat Merkelit që këtë ta zgjidhë në nivel evropian deri në fund të muajit qershor, në të kundërtën ai është kërcënuar se do t'i japë fund koalicionit tre mujor të formuar me vështirësi.

Samiti për Merkelin "rrugëdalja e vetme"

Samiti i Liderëve të BE-së, i cili do të fillojë nesër, bart cilësinë si "rrugëdalja e fundit" që Seehofer i ka dhënë kancelares Merkel para skadimit të afatit. Pikërisht për këtë arsye mendohet se liderët kanë vendosur rikthimin e çështjes së refugjatëve në rendin e ditës, për të cilët duhet të përqendrohen në çështjen kryesore me emergjente, siç është procesi i ndarjes së Britanisë së Madhe nga BE-ja. 

Gjithashtu ka tërhequr vëmendje edhe "mini samiti" i cili si rezultat i insistimit të Merkelit u mbajt me pjesëmarrjen e vetëm 16 liderëve 4 ditë para samitit të zakonshëm me qëllim për të diskutuar mbi çështjen e refugjatëve.

Mini samiti i cili u mbajt me ftesën e bërë nga presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, në një kuptim tregon edhe rëndësinë që liderët kryesorë të BE-së i kushtojnë Merkelit.

Mosarritja e ndonjë rezultati në mini samitin e BE-së i cili krahas Gjermanisë, Francës, Spanjës dhe Holandës, bashkon edhe Italinë e Greqinë, vende që bartin kryesisht barrën e refugjatëve, tregon se edhe Samiti i Liderëve të BE-së do të kalojë me vështirësi.

BE po përgatitet të mbështesë "kampet e grumbullimit"

Nga ana tjetër, duket se BE-ja është e gatshme të nënshkruajë vendime të diskutueshme dhe veçanërisht në këtë rast do të çlirojnë frymëmarrjen e Merkelit, në vend që ajo të prodhojnë një politikë për të gjetur një zgjidhje për problemin e refugjatëve në afat të gjatë, ashtu sikurse në shpërthimin e krizës së refugjatëve në vitin 2015.

Drafti i deklaratës përfundimtare të Samitit të Liderëve që doli në shtyp tregon se vendet anëtare të Unionit do të mbështesin vendimin për mbajtjen e refugjatëve në "kampet e grumbullimit" në qendrat jashtë BE-së.

Diskutimet kanë vënë në dukje se këto kampe janë parashikuar të ndërtohen në Afrikën e Veriut.

Ekspertët kryesorë dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut, qëndrojnë në distancë ndaj kësaj ideje. Po ashtu ekspertët kanë vënë theksin se kampet e grumbullimit në fjalë do të formojnë një "Guantanamo" në Evropë dhe në të njëjtën kohë këto qendra do të përbëjnë një mundësi për trafikantët e qënieve njerëzore.

Samiti mund të mos jetë shpëtimtar për Merkelin

Ndërkohë, sa vjen e forcohet mundësia që Samiti i liderëve i cili do të shpenzojë një kohë të madhe për çështjen e refugjatëve të mos jetë "shpëtimar" për kancelaren gjermane.

Gjithashtu nuk do të jetë e lehtë që të arrihet një dakordësim mes vendeve anëtare dhe politikës së qeverisë së re të Italisë për refugjatët e cila ndodhet në pozicionin e vendit "frontal" dhe nën një barrë serioze në çështjen e refugjatëve.

Qeveria italiane e cila javët e kaluara nuk pranoi 630 emigrantët në mesin e të cilëve kishte fëmijë dhe gra shtatzëna, ndryshe nga Gjermania nuk u kushton shumë rëndësi refugjatëve që lëvizin në unitet. Në të njëjtën kohë thuhet se Italia nuk do t'u japë mbështetje masave parandaluese që do të merren për të çliruar Gjermaninë pa u lehtësuar nga pesha e refugjatëve që ka vetë ajo.

Qeveria italiane dëshiron heqjen e Marrëveshjes së Dublinit e cila parashikon nisjen e procesit të aplikimit për azil në vendin ku refugjatët kanë hyrë fillimisht.

Debati për refugjatët ka larguar gjithashtu edhe Italinë me Francën, ku me deklaratën e presidentit francez Emmanuel Macron i cili akuzuoi qeverinë e Italisë për ekstremizëm dhe populizëm janë përshkallëzuar edhe më shumë debatet për gjetjen e një zgjidhjeje për problemin e refugjatëve. Presidenti Macron i ka bërë thirrje BE-së që të zbatojë sanksione ndaj vendeve anëtare që nuk dëshirojnë të pranojnë refugjatë.

Poashtu edhe Austria e cila përgatitet të marrë pesidencën e Këshillit të BE-së nga Bullgaria më 1 korrik vazhdon të zhvillojë një politikë të ashpër kundër refugjatëve. Ajo kërkon rritjen e mbrojtjes së kufijve të jashtëm të BE-së dhe që aplikimet e refugjatëve për azil të bëhen pa ardhur në BE.

Në anën tjetër qeveria austriake me partner të ekstremit të djathtë, është në mesin e vendeve që ofrojnë më shumë mbështetje për kampet e grumbullimit.

Mendohet se Austria do të marrë mbështetje nga Hungaria dhe Polonia, të cilat nuk pranojnë azilkërkues dhe kundërshtojnë politikën e BE-së për risistemimin e refugjatëve mes vendeve anëtare.

Për të ardhur deri tek një vendim në Samitin e Liderëve të BE-së kërkohet miratimi i 28 vendeve anëtare. Duke patur parasysh pikëpamjet e ndryshme mes vendeve anëtare në çështjen e refugjatëve, duket e vështirë që të arrihet një zgjidhje që do ta lehtësojë plotësisht Merkelin.

Ashtu edhe siç ka lënë të kuptohet kancelarja Merkel pas takimit të mini samitit, alternativa e vetme pa miratimin e 28 vendeve është të kërkohet një zgjidhje në marrëveshjet bilaterale ose trepalëshe mes vendeve të BE-së.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.