Bota

Mbyllja e hyrjeve të Al-Aksas çon në kontrollin e plotë izraelit të kompleksit

Ai shtoi se nevojitet një qasje serioze lidhur me luftën kundër shkeljes së të drejtave me çka, siç thotë, rajonin e shtyn në "një luftë fetare"

Safiye Karabacak  | 18.08.2018 - Përdıtësım : 21.02.2019
Mbyllja e hyrjeve të Al-Aksas çon në kontrollin e plotë izraelit të kompleksit

Ramallah

RAMALLAH (AA) - Ministri palestinez për Çështje Fetare, Yusuf Edis, tha se mbyllja e sërishme e hyrjeve në xhaminë Al-Aksa çon në kontrollin e plotë të autoriteteve izraelite ndaj kompleksit të xhamisë në Kuds, raporton Anadolu Agency (AA).

"Një veprim i tillë me siguri që do të hap rrugën për kontrollin e plotë të Izraelit ndaj Al-Aksas", ka thënë Edis.

Ai shtoi se nevojitet një qasje serioze lidhur me luftën kundër shkeljes së të drejtave me çka, siç thotë, rajonin e shtyn në "një luftë fetare".

Edis u bëri thirrje palestinezëve që në numër sa më të madh të vijnë para Al-Aksas dhe aty të "mbajnë roje" për të parandaluar shkeljen e të drejtave të tyre.

Policia izraeliti mbrëmë ka shpërndarë palestinezët që ishin mbledhur në El-Esbat, një nga hyrjet në xhaminë Al-Aksa.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın