Bota, Analizë

Erdoğan pritet me ceremoni zyrtare nga presidenti i Tunizisë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, u prit me ceremoni zyrtare nga homologu i tij tunizian, El-Baxhi Kaid es-Sibsi

İlkay Güder  | 27.12.2017 - Përdıtësım : 27.12.2017
Erdoğan pritet me ceremoni zyrtare nga presidenti i Tunizisë Yassine Gaidi/AA

Tunis

TUNIS (AA) - Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, u prit me ceremoni zyrtare nga homologu i tij tunizian, El-Baxhi Kaid es-Sibsi, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas intonimit të himneve të të dy vendeve në Pallatin Presidencial të Tunizisë dhe prezantimit të delegacioneve, Erdoğan dhe Sibsi pozuan para gazetarëve, kurse më pas kaluan në takimin kokë më kokë dhe atë mes delegacioneve.

Në ceremoninë e pritjes të pranishëm ishin edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë turke Hulusi Akar, kryediplomati turk Mevlüt Çavuşoğlu dhe ministrat turq të Ekonomisë, Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Bujqësisë, Kulturës dhe Turizmit, Financave, Arsimit, Mbrojtjes dhe Transportit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın