Analizë

Zjarri në ujëra: Loja e madhe në Mesdhe për të frenuar Turqinë

Turqia iu kundërvu strategjisë së rrethimit duke lidhur marrëveshjen detare me Libinë, duke shqetësuar fuqitë armiqësore rajonale dhe globale

Syed Iftikhar   | 04.09.2020
Zjarri në ujëra: Loja e madhe në Mesdhe për të frenuar Turqinë

Ankara

Iftikhar Gilani

Deti i Kinës Jugore dhe Mesdheu mbase me mijëra kilometra larg, por ujërat e tyre janë në të vërtetë të zjarrta, pasi fuqitë botërore përplasen për to, duke luajtur një "Lojë të Madhe" të re, duke ruajtur interesat e tyre strategjike dhe zbulimet e mëdha të rezervave të naftës dhe gazit në këto rajone, shkruan Anadolu Agency (AA).

Për shumë vite, vendet jo-miqësore për interesat e Turqisë kanë përdorur Detin Mesdhe që të përfundojnë një rrethim rreth vendit. Ndërsa u përpoqën të thyejnë këtë varg perlash që endeshin përreth, lëvizja e shkathtë e Turqisë për të përmbyllur marrëveshjen e delimitimit detar me Libinë vitin e kaluar në nëntor nxiti shumë lojtarë globalë dhe rajonalë, më saktë Greqinë, Francën, Izraelin, Egjiptin dhe SHBA-të.

Shumë prej tyre kanë shprehur kundërshtim ndaj të drejtës sovrane të të dy qeverive për arritjen e marrëveshjes, pasi ajo ka prishur strategjinë e rrethimit të Greqisë në Mesdheun Lindor.

Zona Ekonomike Ekskluzive (ZEE) e rënë dakord midis Ankarasë dhe Tripolit gjithashtu do të ndërpresë rrugën e tubacionit të Mesdheut Lindor ose "EastMed" që ishte planifikuar të ndërtohej nga Qiproja, Greqia dhe Izraeli për t'u lidhur me Evropën.

Sipas Konventës së OKB-së të vitit 1982 për Ligjin Detar (UNCLOS), një shtet sovran ka të drejta të veçanta në lidhje me kërkimin dhe përdorimin e burimeve detare, përfshirë prodhimin e energjisë nga uji dhe era deri në 200 milje detare nga brigjet e tij. Pretendimet e tejkalimit të kufirit, brigjet kaotike dhe ishuj të ndryshëm e bëjnë të pamundur zbatimin e këtij parimi në Mesdhe.

Por, dispozitat e së njëjtës konventë gjithashtu kërkojnë përcaktimin e ishullit kryesor nga i cili mund të matet distanca dhe jo nga ishujt më të vegjël siç mendon Greqia.

Ekspertët besojnë se kjo qasje bazohet në qëndrimin se një ishull i vogël mund të ketë mungesë burimesh të mjaftueshme për ruajtjen dhe zhvillimin e oqeanit dhe se ata duhet të kenë juridiksion vetëm në zona të vogla.

Duke pretenduar ZEE më të madhe për ishujt e saj, Greqia në shkelje të këtij parimi po përpiqet të shtrihet mirë në pjesët e zonës detare të rënë dakord midis Turqisë dhe Libisë. Për më shumë, meqenëse shumë ishuj si ishulli Meis ose Kastellorizo, shtrihen afër brigjeve të Turqisë, sipas argumenteve greke, ata duan të tkurrin vijën bregdetare të Turqisë dhe do ta mbajnë atë të kufizuar në brigjet e saj jugore.

Greqia kundërshton propozimin e tubacionit

Sipas studiuesit, Idlir Lika, i cili doli me një shkrim për institutin 'Think-tank' turk Fondacioni i Ekonomisë Politike dhe Kërkimit Social (SETA), Greqia kishte kundërshtuar më parë propozimin për ndërtimin e një tubacioni midis Izraelit dhe Turqisë në mesin e vitit 2016.

"Kur ky propozim ishte në fazat finale të negociatave, Athina shtyu qipriotët grekë për të minuar bisedimet e sponsorizuara nga OKB-ja për ribashkimin e Qipros dhe kështu prishi shpresat e tubacionit të gazit", tha ai.

Pas prishjes serioze të marrëdhënieve izraelito-turke pas incidentit të Mavi Marmara në maj të vitit 2010, Greqia filloi zhvillimin e një strategjie gjithpërfshirëse të bashkëpunimit me Izraelin duke ndjekur forcimin e lidhjeve politike, ekonomike dhe energjetike.

Në janar të vitit 2019 në Kajro, Greqia organizoi një takim për të promovuar bashkëpunimin energjetik, por duke përjashtuar Turqinë. Duke perceptuar si një moment historik në përpjekjet diplomatike greke për të rrethuar Turqinë, shtatë qeveri, administrata qipriote greke, Greqia, Izraeli, Italia, Jordania, Autoriteti Palestinez dhe Egjipti vendosën të formonin Forumin e Gazit Mesdhetar Lindor (EMGF) për të nxitur bashkëpunimin energjetik. Disa muaj më vonë Franca kërkoi zyrtarisht të bëhet anëtarja e nëntë e EMGF ndërsa SHBA përpiqej që të bashkohej si vëzhguese zyrtare.

Sipas autorëve të librit të titulluar Mesdheu Lindor dhe Turqia: Perspektiva Politike, Gjyqësore dhe Ekonomike, pavarësisht se ka një nga vijat bregdetare më të gjata në Mesdheun Lindor, ekziston përpjekje e qartë për të ngujuar Turqinë brenda një zone të ngushtë për sa i përket shelfit kontinental dhe zonës ekskluzive ekonomike.

"Injorimi i statuseve të veçanta të Mesdheut Lindor dhe Detit Egje të shkaktuara nga deti dhe ishujt gjysmë të mbyllur dhe pa marrë parasysh vendimet e organeve gjyqësore ndërkombëtare në lidhje me zonat e juridiksionit detar të ishujve, harta - ku tregon shumicën e shelfit kontinental turk sikur i përkasin Greqisë dhe administratës greke - janë të përgatitur", shkruajnë studiuesit Kemal Inat dhe Burhanettin Duran në librin e botuar nga SETA.

Izraeli dhe Greqia zhvillojnë lidhje strategjike

Pasi Greqia arriti të bllokojë projektin e gazsjellësit Izrael-Turqi, ajo më pas zhvilloi lidhje strategjike me Izraelin. Amikam Nachmani, një studiues izraelit i specializuar për studimet e Mesdheut Lindor tha se bashkëpunimi ka funksionuar në Forcat Ajrore Izraelite pasi Greqia operon një sistem mbrojtës S-300 të prodhimit rus, i cili ishte menduar për Qipriotët grekë. Meqenëse Siria dhe vendet e tjera të Lindjes së Mesme janë të pajisura me sistem të ngjashëm rus, trajnimi kundër këtyre raketave ka ndihmuar forcat izraelite të luftojnë dhe bombardojnë pozicionet iraniane në Siri duke neutralizuar sistemin S-300.

Më 2 janar, Greqia nënshkroi marrëveshje me Qipron Jugore dhe Izraelin për ndërtimin e një tubacion gazi 1.900 kilometra me një kosto prej 7 miliardë dollarësh që do të transportonte gaz nga brigjet e ishullit të Qipros dhe Izraelit në Evropë përmes Greqisë për të përfunduar rrethimin e Turqisë.

Si kundërpërgjigje të kësaj strategjie, Ankaraja negocioi përcaktimin e delimitimit detar dhe marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes me Qeverinë e Pajtimit Kombëtar të Libisë të njohur nga OKB-ja. Ndërsa analistët konsideronin se tubacioni "EastMed" ishte tashmë një çështje e kushtueshme, bashkimi i Turqisë dhe Libisë e bëri atë edhe më të pamundur.

Greqia, megjithatë, loboi me sukses në Kongresin e SHBA-së dhe arriti të hiqte embargon tre-dekadashe të armëve ndaj administratës qipriote greke të Qipros Jugore. Ata gjithashtu u përpoqën të përdorin ndikimin e tyre brenda BE-së për t'i kthyer kundër Turqisë dhe për të bllokuar çdo zgjidhje politike të krizës libiane nëse marrëveshja Turqi-GNA nuk anulohet.

Në dhjetor 2019, Këshilli Evropian shpalli marrëveshjen Turqi-GNA si shkelje e të drejtave sovrane të shteteve të treta dhe konfirmoi pa dyshim solidaritetin e saj me shqetësimet greke dhe qipriotëve grekë. Kongresi i SHBA-së miratoi Aktin e Partneritetit të Sigurisë dhe Energjisë të Mesdheut Lindor i cili, midis dispozitave të tjera, hoqi embargon tre-dekadashe të armëve ndaj Qipros Jugore dhe zgjati më tej ndihmën e jashtme ushtarake për Greqinë.

Ndër lobuesit më të fuqishëm në Kongresin e SHBA-së ishin Komiteti Hebre Amerikan dhe Këshilli i Lidershipit Greko-Amerikan. Ata në vend se të përpiqesh të ndërmjetësojnë dhe të arrihet pajtimi midis dy anëtarëve të NATO-s- Turqisë dhe Greqisë, SHBA nxiti militarizimin e konkurrencës energjetike gjeopolitike në rajon.

Fizibiliteti i tubacionit "EastMed"

Lidhur me realizueshmërinë e tubacionit "EastMed", edhe ish-ministri i Jashtëm dhe i Tregtisë Qipriote, Nicos Rolandis tha se investitorët vështirë se do të rrezikojnë të investojnë në tubacionin që kërcënohet dhe është i zhytur në polemikë.

"Cila kompani apo grup i kompanive do të zhyste 5-6 miliardë euro në një projekt që kalon nëpër një pjesë të detit në të cilin Turqia dhe Libia kanë hedhur pretendime përmes nënshkrimit të fundit të memorandumit të mirëkuptimit", pati deklaruar ai për agjencinë zyrtare kineze të lajmeve Xinhua në janar.

Sipas një raporti hetimor nga faqja e pavarur e internetit "Mada Masr", "nuk ka gjasa që gazi izraelit të mund të eksportohet në Evropë për shkak të kostos së tij të lartë". Është vlerësuar se gazi i importuar izraelit do të shitet për rreth 7.5-8 dollarë për një milion Njësi Termike Britanike në orë (MBTU) ndërsa çmimi aktual i tregut të gazit të blerë nga Evropa qëndron në rreth 5.8 dollarë për Njësi Termike Britanike në orë.

Rolandis, ish-ministër i tregtisë, industrisë dhe turizmit në periudhën 1998-2003, gjithashtu vuri në dyshim koston e transportimit të një sasie relativisht të vogël të gazit natyror përmes tubacionit më të gjatë në botë.

"Krahasuar me tubacionet e tjerë që transportojnë pesë ose gjashtë herë më shumë gaz në Evropë, kostoja totale e projektit 'EastMed' do të jetë më e lartë", tha ai.

Presidenti i Republikës Turke të Qipros Veriore (TRNC), Mustafa Akinci tha se tubacioni nuk do të sjellë paqe në rajon. Ai tha se përjashtimi i rajonit të tij dhe Turqisë do të shtojë vetëm paqëndrueshmërinë në rajon. "Menaxhimi i stabilitetit në rajon kërkon një qasje reciproke të përfitimit, e cila kërkon një rrugë që do të transferonte gazin në Evropë përmes Turqisë dhe e cila është më e shkurtër, më e lirë dhe më e shpejtë", tha ai.

Mundësia e përshtatshme për të përfshirë Turqinë

Turqia dhe TRNC kanë bërë tri lëvizje të mëdha për të mbrojtur të drejtat e tyre sovrane, përfshirë ndërhyrjen ushtarake, dhënien fund të operacioneve të huaja dhe parandalimin e inkursioneve në zonat e licencuara nga Qiproja Veriore për kompanitë turke të naftës, sipas Emre Iseri dhe Ahmet Cagri Bartan, studiues nga Universiteti Yasar i Turqisë në provincën bregdetare të Izmirit.

Një shembull i kohëve të fundit i kësaj ishte kur Turqia parandaloi ENI, një platformë italiane shpimi, nga lëvizja drejt objektivit. Më tej, ata kanë filluar përpjekjet diplomatike për të pohuar të drejtat e tyre mbi burimet e hidrokarbureve në Mesdheun Lindor.

Suzanne Carlson, redaktore në The Oil&Gas Year, një libër që botohet çdo vit mbi industrinë ndërkombëtare të energjisë, argumenton se tani opsioni më i përshtatshëm ekonomik në Mesdheun Lindor është ndërtimi i një tubacioni të ri që transporton gazin e Qipros dhe Izraelit përmes Turqisë. Ajo beson se përsa kohë që Turqia është lënë jashtë perspektivave për stabilizimin rajonal, zhvillimi efikas i burimeve të energjisë mund kishte kaluar përmes tubacionit.

Mesdheu Lindor besohet të ketë afërsisht 4.5 për qind të rezervave totale të gazit natyror në botë. Përveç eksplorimeve në pellgjet e Levantit dhe Nilit Perëndimor, ende nuk është bërë ndonjë hulumtim gjithëpërfshirës në rajon, i cili përfshin shelfin kontinental të Turqisë, që shtrihet nga brigjet jugperëndimore të Turqisë deri në bregun lindor të Libisë dhe brigjeve perëndimore të Egjiptit. Duke pasur fushat e gazit Wafa dhe Bouri, Libia është e 22-ta në botë me rreth 1.5 trilion metra kub rezerva të gazit natyror.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.