Bota, Analizë

Vazhdon ekzaminimi i pjesëve të avionit të pasagjerëve të rrëzuar në Indonezi

Zyrtarët e Komitetit Kombëtar të Sigurisë së Transportit (KNKT) regjistrojnë në detaje mbetjet e avionit të mbledhura në qendrën e krizave në limanin Tanjung Priok, në veri të kryeqytetit Xhakarta

Mahmut Atanur   | 12.01.2021
Vazhdon ekzaminimi i pjesëve të avionit të pasagjerëve të rrëzuar në Indonezi ( Eko Siswono Toyudho - Anadolu Agency )

Xhakartë

Sot në Indonezi ka vazhuar ekzaminimi i pjesëve të avionit të pasagjerëve që u rrëzua shkurt kohë pas ngritjes në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët e Komitetit Kombëtar të Sigurisë së Transportit (KNKT) regjistrojnë në detaje mbetjet e avionit të mbledhura në qendrën e krizave në limanin Tanjung Priok, në veri të kryeqytetit Xhakarta.

Deri më tani zyrtarët nuk kanë njoftuar shkakun e rrëzimit të avionit, ndërsa theksohet se informacioni rreth rrëzimit mund ta ndajnë pasi të hulumtohet kutia e zezë e avionit.

Koordinatori i Agjencisë Kombëtare për Shpëtim dhe Kërkim (BASARNAS), Rasman MS, në deklaratën e tij tha se shpresojnë që sot do të mund të nxjerrin kutinë e zezë.

Ai tregoi se rrënojat e avionit gjenden 20-30 metra nën det, duke shtuar se moti i keq deri më tani ka vështirësuar punimet e kërkim-shpëtimit.

Ndërkohë, punimet e gjëra të kërkim-shpëtimit në rajonin mes ishujve Lancang dhe Laki vazhdojnë.

Ministri i Transportit i Indonezisë, Budi Karya Sumadi, në një konferencë për shtyp më 9 janar njoftoi se avioni me numër udhëtimi "SJ182" me 50 udhëtarë dhe 12 persona të ekuipazhit, që humbi kontaktet pesë minuta pas ngritjes në fluturim, është rrëzuar në një pikë mes ishullit Laki dhe Lancang në brigjet e Xhakartës veriore.

Zëdhënësja e Ministrisë së Transportit të Indonezisë, Adita Irawati, më herët njoftoi se kontakti i fundit me avionin i cili u ngrit në fluturim nga kryeqyteti Xhakarta drejt qytetit Pontianak ka qenë në ora 14:40 sipas kohës lokale.

Ndërkohë, flota e Indonezisë kishte deklaruar se rrënojat e avionit janë shpërndarë në katër pika të ndryshme në brigjet e ishujve Thousand në veri të bregut të kryeqytetit Xhakarta.

Në një deklaratë nga llogaria e medias sociale të Flightradar24 e cila ndjek fluturimet globale, ishte bërë e ditur se avioni katër minuta pas ngritjes në fluturim arriti në lartësinë rreth 11 mijë ft (3.352 metra) dhe se më pas në një kohë më pak se 1 minutë lartësia e tij ra në 250 ft duke humbur edhe kontaktin me qendrën e kontrollit të trafikut ajror.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın