Analizë

"Nacionalizmi i vaksinave" po shfaqet në Evropë

Një bllokim në rritje ka ndodhur qartë midis Brukselit dhe Londrës, gjë që ka shtyrë BE-në të konsiderojë miratimin e politikave më proteksioniste

Jonathan Fenton-Harvey   | 24.03.2021
"Nacionalizmi i vaksinave" po shfaqet në Evropë

Stamboll

Jonathan Fenton-Harvey

Autori është studiues dhe gazetar që përqendrohet në konfliktet dhe gjeopolitikën në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, kryesisht e lidhur me rajonin e Gjirit.

Në mes mosmarrëveshjeve për vaksinat midis Bashkimit Evropian dhe Mbretërisë së Bashkuar, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen më 17 mars tha se BE-së mund t'i duhet të ndalojë eksportimin e vaksinave kundër COVID-19 në Britani, për të siguruar që atje ka doza të mjaftueshme për qytetarët e vet, shkruan Anadolu Agency (AA).

"Ne shohim formimin e kreshtës së një vale të tretë në vendet anëtare dhe e dimë se duhet të përshpejtojmë normat e vaksinimit", tha Von der Leyen, duke iu referuar nevojës për të vaksinuar më shumë qytetarë të BE-së.

Von der Leyen bëri kërcënime të ngjashme të dielën, duke thënë se nëse kompania anglo-suedeze nuk përmbush detyrimet e saj të furnizimit me BE-në, blloku mund të parandalojë që vaksinat Oxford-AstraZeneca të arrijnë në Britani. Mbi të gjitha, BE-ja ka qenë e shqetësuar për mungesat nga kompania, e cila kryesisht ka favorizuar Britaninë. Oxford-AstraZeneca informoi BE-në në janar se nuk do të jetë në gjendje të siguronte numrin e vaksinave për të cilat kishte shpresuar deri në fund të marsit. Disa udhëheqës të BE-së ishin të zhgënjyer thellë nga njoftimi i kompanisë se do të jepte përparësi tregut të Britanisë para tyre.

Një bllokim në rritje ka ndodhur qartë midis Brukselit dhe Londrës, gjë që ka shtyrë BE-në të konsiderojë miratimin e politikave më proteksioniste. Në mënyrë të konsiderueshme, kjo ndjek një "ftohje" të mëtutjeshme të marrëdhënieve midis të dyjave pas përfundimit të Brexit-it.

Teksa Londra dhe Brukseli synojnë të marrin drejtimin në përpjekjet globale të vaksinimit, Britania e Madhe aktualisht është para BE-së në vaksinimin e popullsisë së saj. Sipas statistikave Our World in Data në të dhënat, që nga 20 marsi, Britania ka vaksinuar 43 për qind të popullsisë së saj, krahasuar me 12 për qind në BE.

Britania pret që deri në qershor, çdo qytetar të ketë marrë të paktën një dozë të vaksinës, të cilën kryeministri Boris Johnson është mburrur si arritje krenare për vendin.

Ndërkohë, më 11 mars, presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel vlerësoi përparimin e BE-së, duke thënë se nuk do të ishte e mundur të zhvilloheshin dhe prodhoheshin disa vaksina në më pak se një vit pa Evropën. Ai po ashtu pretendoi se solidariteti i BE-së u ka dhënë vendeve më të varfra brenda bllokut qasjen në dozat e tyre të para.

Konkurrenca midis tyre ka ngritur shqetësime të "nacionalizmit të vaksinave", i cili mund të prishë përhapjen e vaksinimeve si në Evropë dhe në mbarë botën. Vendet më të pasura janë akuzuar tashmë për grumbullimin e vaksinave, duke paraqitur një rrezik të shpërndarjes së pabarabartë të vaksinave në të gjithë botën, veçanërisht për vendet e varfra. Konkurrenca e mëtejshme midis vendeve me më shumë furnizime mund ta përkeqësojë këtë çështje.

Në shkurt, Bruce Aylward, këshilltar i lartë i drejtorit të përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), shprehu shqetësime të tilla mbi rreziqet e "nacionalizmit të vaksinave" dhe bëri thirrje për një bashkëpunim më të madh global përballë pandemisë.

"Çdo gjë që kufizon aftësinë për të marrë vaksinat do të ndikojë në aftësinë tonë për të kontrolluar këtë sëmundje dhe për të parandaluar shfaqjen e varianteve. Bota do të duhet të bashkëpunojë për të dalë nga kjo", tha ai.

Mbi të gjitha, pandemia po ashtu është larg nga përfundimi, madje edhe në Evropë ku procedurat e vaksinimit po bëjnë përparim. Gjermania njoftoi se vala e tretë tashmë ka filluar, Italia është mbyllur edhe një herë, ndërsa statisticienti kryesor i Britanisë tha se një valë e re e COVID-it mund të ndodhë në vjeshtë, përskaj përhapjes së vaksinave kryesisht të suksesshme të vendit.

Përveç deklaratave të fundit të Von der Leyen, vaksina Oxford-AstraZeneca duket se ka qenë një viktimë e "nacionalizmit të vaksinave". Herët në mars, disa vende të BE-së pezulluan importet e vaksinës pas raporteve që disa marrës të vaksinës në Gjermani, Irlandë dhe Norvegji kanë pësuar mpiksje të gjakut.

Përkundër faktit se shumë vende të BE-së kanë shprehur shqetësim në lidhje me rreziqet e mundshme të vaksinës, ka pasur vetëm një rast të mpiksjes serioze të gjakut për 500 mijë vaksina të administruara dhe Agjencia Evropiane e Barnave deklaroi më 15 mars se nuk ka asnjë dëshmi se vaksina e Oksfordit shkakton drejtpërdrejt mpiksje të gjakut.

Gjatë kësaj polemike, deputeti konservator i Mbretërisë së Bashkuar, Anthony Browne akuzoi BE-në për politizimin e çështjes së vaksinës AstraZeneca ndërsa Sekretari i Jashtëm britanik, Dominic Raab e quajti atë një "hatërmbetje të Brexit-it". Ministri italian i Shëndetësisë gjithashtu tha se është një "vendim politik" nga disa shtete anëtare të BE-së, një sugjerim i mëtejshëm se tensionet mbi Brexit-in mund të kenë shtyrë hapin.

Tensionet mbi produktet e vaksinave janë rritur së bashku me tensionet e lidhura me Brexit-in. BE-ja më 15 mars filloi procedura ligjore kundër Britanisë në përgjigje të përpjekjeve të Londrës për të zgjatur 'grejs' periudhën e Brexit-it për importet e ushqimit në Irlandën e Veriut. Në janar, BE-ja u akuzua gjithashtu për përpjekjen për të bllokuar dërgesat e vaksinave nga Republika e Irlandës në Irlandën e Veriut, të cilat më pas do të arrinin në pjesën tjetër të Mbretërisë së Bashkuar. Këto akuza u hodhën poshtë nga Brukseli.

Për më tepër, BE-ja u kritikua nga grupet e të drejtave të njeriut dhe ekspertët e shëndetit në janar, pasi imponuan vëzhgues në gjurmimin e produkteve të saj të vaksinave, duke çuar në akuza se BE-ja po përpiqet të kufizonte eksportet jashtë bllokut. Organizata Botërore e Shëndetësisë kritikoi BE-në, duke thënë se kjo më tej vështirësoi aftësinë e vendeve të varfra për të marrë vaksina, duke zgjatur kështu pandeminë.

Megjithëse Charles Michel tha se ishte "tronditur" nga akuzat se BE-ja po shkaktonte "nacionalizmin e vaksinave", BE-ja më herët justifikonte mbajtjen e këtyre vëzhguesve për të "mbrojtur" qytetarët e saj, duke sugjeruar se po përpiqet t'u japë vendeve anëtare trajtim preferencial.

BE-ja ende akuzon Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA-në se nuk kanë dhënë doza të vaksinave të mjaftueshme në bllok dhe Von der Leyen tha se BE-ja thjesht dëshiron "pjesën e saj të drejtë" të vaksinave. Michel akuzoi Mbretërinë e Bashkuar për vendosjen e një ndalimi në eksportet e vaksinave, të cilën Johnson e mohoi.

"Më lejoni të jem i qartë: ne nuk kemi bllokuar eksportin e asnjë vaksine të vetme të COVID-19 ose përbërësve të vaksinës", tha Johnson në Parlamentin britanik më 10 mars.

Për më tepër, hulumtimi i Universitetit Royal Holloway i Londrës zbulon se një shumicë e madhe e popullsisë britanike do të preferonte më parë vaksinimin e publikut të Britanisë së pari, duke treguar se konservimi kombëtar i vaksinave është një shqetësim i përbashkët në të gjithë Perëndimin.

Për më tepër, Pfizer është përpjekur të garantojë të drejtat e saj të pronësisë intelektuale mbi vaksinën e zhvilluar në partneritet me BioNTech, në mënyrë që të parandalojë që kompani të tjera të kenë qasje në metodat e prodhimit. Kjo do të ndihmonte në rritjen e fitimeve të vetë kompanisë. Kjo praktikë është kritikuar për ngadalësimin e prodhimit masiv të produkteve të vaksinave dhe derisa BE-ja mbështeste këtë politikë, organizatat bamirëse të tilla si Oxfam e kanë akuzuar atë për rritjen e "nacionalizmit të vaksinave".

Edhe pse Britania dhe BE-ja janë përpjekur të paraqiten si palë me autoritet në luftën kundër pandemisë duke kryer vaksinat e tyre, ndarjet e tilla krijojnë pengesa të rëndësishme për të luftuar pandeminë. Demonstron rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit ndërkombëtar për të shmangur shfaqjen e problemeve të reja, siç janë variantet e reja në vendet më pak të vaksinuara të botës.

* Opinionet e shprehura në këtë artikull janë të autorit dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht politikën editoriale të Anadolu Agency (AA)

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın