Bota, Analizë

Hamas thirrje vendeve arabe dhe islame: Mos pranoni zyrtarët izraelitë

"Pranimi i liderëve të Izraelit okupues në kryeqytetet e vendeve arabe dhe islame është një thikë e helmuar që i ngulet në shpinë popullit të Palestinës", tha zëdhënësi i Hamasit, Al-Kanu

Muhammed Semiz   | 19.06.2020
Hamas thirrje vendeve arabe dhe islame: Mos pranoni zyrtarët izraelitë

Gaza

Organizata palestineze Hamas u bëri thirrje vendeve arabe dhe islame që të refuzojnë normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin dhe të mos pranojnë zyrtarët izraelitë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Hamasit, Abdul Latif Al-Kanu dha një deklaratë pas lajmeve që dolën në media lidhur me planin e kreut të shërbimeve inteligjente Mossad të Izraelit, Yossi Cohen për të vizituar disa vende arabe dhe islame.

Al-Kanu ka paralajmëruar kundër planit për vizita të Cohen duke thënë: "Nëse realizohen këto udhëtime, do të kryhet një krim kundër popullit palestinez. Vendet arabe dhe islame duhet të refuzojnë këtë dhe të mbyllin të gjitha dyert e tyre për Izraelin okupues dhe liderët e tij".

Lidhur me planin e vizitave në fjalë duke e cilësuar si një përpjekje të dështuar të Izraelit për zbatimin e planit për "aneksimin" e disa rajoneve në Bregun Perëndimor nën okupim, Al-Kanu tha: "Pranimi i liderëve të Izraelit okupues në kryeqytetet e vendeve arabe dhe islame është një thikë e helmuar që i ngulet në shpinë popullit të Palestinës".

"Izraeli me këto vizita po përpiqet të fitojë legjitimitet të rremë mbi territoret palestineze", theksoi Kanu duke shtuar se vendet arabe dhe islame duhet të refuzojnë normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin.

Institucioni Transmetues Publik (KAN) i Izraelit të dielën njoftoi se kreu i shërbimeve inteligjente izraelite, Yossi Cohen ka planifikur të zhvillojë një sërë takimesh me liderë dhe zyrtarë të disa vendeve arabe përfshirë Egjiptin dhe Jordaninë.

Është theksuar se në këto bisedime Cohen ka planifikur të ul reagimet që do të vijnë nga këto vende në rast se zbatohet plani i aneksimit.

Plani i Izraelit për "aneksimin" e zonave në Bregun Perëndimor

Në planin e ashtuquajtur "Marrëveshja e Shekullit" për Lindjen e Mesme që presidenti i SHBA-së, Donald Trump e prezantoi më 28 janar bashkë me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë, janë nenet që njësitë e vendbanimeve të paligjshme hebreje në Bregun Perëndimor të njihen si "territor i Izraelit" dhe që qeveria e Tel Avivit të vazhdojë sundimin mbi Luginën e Jordanit që i përket Palestinës.

Një komision i përbashkët i përbërë nga zyrtarë amerikanë dhe izraelitë pas planit të ashtuquajtur "plani për paqe", filluan procesin e formimit të hartave për Bregun Perëndimor për "aneksimin" e rajoneve në fjalë.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar mes Netanyahut dhe liderit të aleancës "Kaltër dhe Bardhë" Benny Gantz, kryeministri izraelit që nga 1 korriku mund të paraqesë për miratim në Parlament ose në kabinet "aneksimin" e njësive të vendbanimeve të paligjshme hebreje në Bregun Perëndimor dhe të Luginës së Jordanit.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın