Analizë

A mundet zbulimi i gazit nga Turqia të hapë një dritare të re?

Përtej sasisë të tij aktuale dhe kontributeve të mundshme në ekonominë e vendit në të ardhmen, zbulimi i gazit bart potencialin për të pasur implikime në shkallë të gjerë në kontekstin e multi-polaritetit në rritje në rajon

Ahmet Bahadır Doğrul, Ubeydullah Ademi   | 10.09.2020
A mundet zbulimi i gazit nga Turqia të hapë një dritare të re?

Stamboll

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, më 21 gusht njoftoi se anija turke e shpimit 'Fatih' ka zbuluar rezervën më të madhe të gazit natyror të vendit në zonën Tuna-1 në brigjet e Detit të Zi. Siç u raportua, rezerva e zbuluar në këtë zonë është afërsisht 320 miliardë metra kub gaz.

Për Turqinë, një vend i varur nga importet për nevojat e saj të energjisë që vitin e kaluar pagoi rreth 41 miliardë dollarë tek furnitorët e saj të energjisë, njoftimi tërhoqi vëmendjen e publikut dhe i la analistët në një betejë për të parashikuar rezultatet e mundshme të eksplorimit. Zbulimi i gazit erdhi pas hapave thelbësore që Turqia ndërmori në lehtësimin e procesit të saj të zbulimit të energjisë, të tillë si rritjen e kapacitetit të eksplorimit dhe njohurive teknologjike duke përvetësuar anije sizmike dhe të shpimit, punësimin e personelit kompetent, theksimin e kufijve detarë të vendit nën sloganin "Atdheu i Kaltër" dhe rishqyrtimin e rregulloreve ligjore në fushat kryesore. 

Turqia aspiron që nga viti 2023 të nisë prodhimin e gazit nga zona Tuna-1, vit ky që shënon 100-vjetorin e Republikës së Turqisë. Me eksplorimin, vendi tani synon të sigurojë një pjesë të konsiderueshme të nevojave të saj energjetike nga kjo fushë dhe të reduktojë koston e importeve të energjisë. Pasi niveli vjetor i prodhimit të gazit që mund të jepet nga rezerva ende mbetet i panjohur, ndikimi i tij në ekonominë turke dhe deficitin e llogarisë rrjedhëse ende nuk është vlerësuar. Përveç kësaj, sikurse në rastet e tjera, sasia e gazit natyror që rikuperohet do të zbulohet pas shpimit të puseve shtesë në periudhën e vlerësimit, gjë që mund të rezultojë në ndryshime pozitive dhe negative. Pavarësisht sasisë së pjesës së rikuperueshme, shkalla e qëndrueshme vjetore e prodhimit në periudhën e pllajës dhe ndikimi i saj në ekonomi ende janë të panjohura, zbulimi mund të ketë implikime serioze për vendin.

Zbulimi i gazit erdhi para skadimit të disa kontratave afatgjata të gazit, që së shpejti do të skadojnë, gjë që e kthen atë në një ngjarje transformuese që bart potencialin për t'i dhënë Turqisë një pozicion më të favorshëm të ujdive në procesin e ri-negociimit. Përveç kësaj, aktivitetet e eksplorimit dhe shpimit demonstrojnë rritjen e aftësive teknologjike/logjistike dhe të njohurive teknike të Turqisë. Përtej sasisë së gazit dhe pjesës së tij në konsumin e përgjithshëm, përpjekjet e fundit të vendit mund të nënkuptojnë implikime serioze në dy fusha kryesore, gjegjësisht ai mund të transformojë në mënyrë thelbësore tregun e brendshëm të energjisë së vendit duke ndikuar në kushtet e kontratave afatgjata të gazit dhe mund të rrisë kapacitetin teknologjik dhe të njohurive teknike të Turqisë.

Në një botë gjithnjë e më shumë multi-polare, përderisa përfitimet e të ardhmes mund të forcojnë fuqinë e Turqisë në rajon, kjo po ashtu mund të nënkuptojë një lirim të mëtejshëm të strukturës së aleancës tashmë të shkërmuar. 

Lidhjet energjetike të Turqisë dhe diplomacia e kontratave të saj

Kontratat afatgjata të gazit të Turqisë e bëjnë vendin të varur nga aktorët rajonalë si Rusia, Azerbajxhani, Katari dhe nga vendet e jashtme si Nigeria. Përderisa Turqia dëshiron të ri-negociojë këto kontrata dhe t'i zëvendësojë me më të favorshme, zbulimi i fundit mund t'i japë Turqisë një epërsi në procesin e ardhshëm duke zgjeruar aksesin e saj në energji. Turqia për një kohë ka qenë e angazhuar në zgjerimin e burimeve të saj të energjisë për të siguruar një pozicion më të fuqishëm negociimi kundër furnizuesve ekzistues dhe të ardhshëm të gazit, si dhe për të nxitur një ndryshim pozitiv në kushtet e kontratës dhe mekanizmave të çmimeve. Prandaj, eksplorimi mund t'i japë Turqisë përmirësimet e kërkuara prej kohësh në tregun e brendshëm të gazit.

Tregjet e gazit natyror formohen nga dy mekanizma kryesorë konkurrues të çmimeve, respektivisht nga indeksimi i naftës dhe çmimi i bazuar në qendër. Turqia ka qenë pjesë e shumë kontratave të nënshkruara me vende të ndryshme në bazë të indeksimit të naftës. Në krahasim me çmimet e bazuar në qendër, marrëveshjet e indeksuara nga nafta rregullojnë çmimet e tyre sipas tregut të naftës, të cilat shpesh mund të humbasin dinamikën e brendshme të tregut të gazit dhe mund të ndryshojnë ndjeshëm për sa i përket niveleve të çmimeve. Si pasojë, në vitet e fundit, vendet që nënshkruan kontrata me çmim të bazuar në qendër ishin në gjendje të paguanin shuma shumë më të vogla nga vendet që ndoqën marrëveshjet e indeksuara të naftës.

Meqenëse nafta dhe gazi natyror nuk janë zëvendësues të përsosur për njëri-tjetrin, kontratat e indeksuara të naftës shpesh rezultojnë në divergjencë të çmimeve, flukse të aseteve dhe paqëndrueshmëri të papritur, e cila nga ana tjetër krijon boshllëqe të mëdha çmimesh midis rajoneve të ndryshme në botë. Prandaj, disa vende importuese të energjisë u kanë bërë thirrje furnitorëve të tyre në mënyrë që të kalojnë mekanizmin e tyre në çmimet e indeksimit që të kenë pozicione më të favorshme. Turqia, si një vend me shumë kontrata të indeksuara të naftës, po ashtu ka kërkuar të ri-negociojë mekanizmin e saj të çmimeve me vendet furnizuese.

Me zhvillimet e mundshme në favor të vendit, vitet e ardhshme mund të dëshmojnë modifikime të rëndësishme në kontratat afatgjata të gazit natyror. Shumë nga marrëveshjet ekzistuese do të skadojnë midis viteve 2021 dhe 2026. Deri në fund të vitit 2021, kontrata në baza vjetore prej 18.25 miliardë metër kub (bcm) të gazit do të skadojnë dhe një pjesë e konsiderueshme e kësaj shume, respektivisht kontrata në baza vjetore prej 11.65 bcm, do të rihapen për negociata midis Turqisë dhe vendeve furnizuese të gazit.

Përveç kësaj, vitet në vijim deri në vitin 2026, po ashtu do të shënojnë skadimin e kontratave në baza vjetore prej 30 bcm. Këto vite do të jetë konsekuente për tregun e energjisë në vend. Nëse Turqia menaxhon të arrijë një epërsi të lartë në negociatat e ardhshme, qasja e saj në gazin natyror mund të jetë më e lirë dhe përveç kësaj ambiciet e vendit për t'u bërë një qendër tregtare e gazit mund të realizohen me hapa të mëtejshëm në të ardhmen. 

Investimet e teknologjisë së lartë dhe politika e jashtme

Së fundmi, Turqia ka rritur përpjekjet e saj teknologjike dhe logjistike për të zbuluar puse komerciale të naftës dhe gazit në Detin e Zi dhe Mesdheun Lindor. Përveç theksimit të kufijve detarë të vendit nën sloganin "Atdheu i Kaltër" dhe rishqyrtimit të rregulloreve të saj ligjore në zonat kyçe, Turia ka shtuar një anije sizmike (Oruç Reis) dhe tre anije të shpimit (Fatih, Yavuz dhe Kanuni) në inventarin e saj për të arritur qëllimet në fushën e energjisë. Gjetja e pusit komercial të gazit erdhi pas tetë shpimeve të dështuara në ujërat e thella nga këto anije.

Përderisa projekte të tilla të mbështetura nga shteti që kërkojnë iniciativa teknologjike zakonisht konsiderohen si elemente që nxisin rritjen ekonomike, hapat diplomatike të Turqisë në zona të ndryshme krize kanë treguar se kërkime të tilla po ashtu mund të kthehen në mjete të rëndësishme të politikës së jashtme. Së fundmi, investimet turke në teknologjinë ushtarake, veçanërisht në dronët me pajisje të lehta, provuan se janë një element i rëndësishëm i manovrave turke në kontekstin e konflikteve siriane dhe libiane. Përdorimi aktiv i dronëve Bayraktar dhe Akıncı në Idlib dhe Tripoli demonstroi se rritja e kapacitetit teknologjik mund të shndërrohet në mënyrë aktive në një avatazh në politikën e jashtme.

Për politikën rajonale, për të konceptuar ndikimet e mundshme të investimeve turke në fushën e kërkimeve të gazit natyror, që kërkon teknologji dhe njohuri jo të përpunuara më parë, duhet menduar parelelisht me dronifikimin e politikës turke në vitet e fundit. Megjithëse, sasia e burimeve të zbuluara nga Turqia në rajonin Tuna-1 për momentin është e kufizuar, fakti që korporatat shtetërore turke mund të përfshihen në operacione të shpimit dhe do të kryejnë procedura të paprovuara më parë nxjerr në pah një kapacitet teknologjik dhe njohuri në rritje në pjesën e Turqisë.

Me zbulimin, aktivitetet e eksplorimit të Turqisë duket se do të hyjnë në një fazë të re duke rritur ekspertizën dhe njohuritë e saj mbi këtë çështje. Përveç kësaj, duke pasur parasysh zbulimin në bregdetin e Detit të zi të Turqisë, një zbulim i ngjashëm në Mesdhe mund të ndryshojë ekuilibrin e fuqisë në përfitim më të madh të palës turke.

Një dritare e re

Përtej sasisë së tij aktuale dhe kontributeve të mundshme në ekonominë e vendit në të ardhmen, zbulimi i gazit bart potencialin për të pasur implikime në shkallë të gjerë në kontekstin e multi-polaritetit në rritje në rajon.

Së pari, ajo mund t'i japë Turqisë një pozicion më të lartë dhe më të favorshëm në ri-negociatat e ardhshme të kontratave afatgjata të gazit natyror. Së dyti, Turqia për një kohë ka qenë e angazhuar me sukses në aktivitetet e shpimit dhe eksplorimi i fundit mund të zgjerojë kapacitetin teknologjik dhe logjistik të Turqisë për të cilën vendi është përpjekur.

Në planin afatgjatë, këta dy faktorë mund të ndikojnë ndjeshëm në pozicionin e Turqisë në rajon. Përderisa Turqia duket se ka zgjedhur frytet e investimeve të saj, kapaciteteti i saj real në rritje dobëson më tej perspektivat për ruajtjen e strukturës ekzistuese të aleancës në rajon. 

* Opinionet e shprehura në këtë artikull janë të autorit dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht politikën editoriale të Anadolu Agency (AA)

- Ahmet Bahadır Doğrul është një strateg financiar në Vakıf Katılım Inc. në Stamboll. Puna dhe hulumtimet e tij përqendrohen në financat e korporatave, qeverisjen strategjike, politikat e energjisë dhe konfliktet e përfaqësuesve. 

- Ubeydullah Ademi është një student i diplomuar në shkencat politike dhe marrëdhëniet ndërkombëtare në Universitetin Boğaziçi në Stamboll dhe hulumtues me kohë të plotë në Fondacionin Abdullah Tivnikli İSAR në Stamboll. Puna dhe hulumtimet e tij përqendrohen në betejat e përfaqësuesve, politikën e energjisë si dhe në politikën e Evropës Lindore dhe Ballkanit. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.